Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Disa arsye përse keni nevojë për serum në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës!

Ekzistojnë lloje të serumeve për çdo problem tuajin.

Përderisa një rutinë e kujdesit të lëkurës 15 hapëshe nuk është për të gjithë, ekziston një hap që të gjith duhet të zbatojnë në rutinën e tyre: serumi. Ky element ofron rezultate më të shënjestruara, formulime më të fuqishme dhe opcione të ndryshueshme. Por, çfarë saktësisht është një serum? “Molekulat e gjetura në serume janë më të vogla se sa ato të gjetura në kremëra dhe losione, duke i lejuar përbërësit aktiv klinikisht të depërtojnë më lehtë në lëkurë,” spjegon Dr. Lian Mack, një dermatolog i certifikuar.

Mack gjithashtu ka shpërndarë se çfarë, më saktësisht, duhet të kërkoni në një serum, varësisht nga lloji i lëkurës suaj. “Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, unë shpesh rekomandoj një serum pra vajra,” spjegon Mack. “Serumët janë të pasur me vajra, gjë e cila mund të shkaktoj plasaritje dhe mund të duket e yndyrshme.” Për njerëzit që duan të luftojnë rrudhat, hidratimi është kryesor. “Kërkoni produkte të pasura me acid hialuronik si BeautyPrep Hyaluronic Serum,” thot Mack. “E fundit, nëse hiperpigmentimi dhe çngjyrësimi është një problem, unë ju rekomandoj përdorimin e një serumi me vitamin C, i njohur si acid absorbik.”

Këshillat e fundit të Mack ishin që të siguroheni që po përdorni një hidratues dhe SPF, pasi që serumët janë të lehtë nga natyra. Qoftë veçmë jeni një super adhurues i serumëve apo jeni të gatshëm të përdorni një për herë të parë, shikoni këto opsione të cilat do ju ndihmojnë të arrini lëkurën e ëndërrave tuaja.

C.E.O. 15% Vitamin C Serum ndriçues

Fytyra juaj nuk duket mire? Aplikimi i serumit në lëkurën e fytyrës ju premton në kthimin e ndriçimit që juve po ju mungonte brenda disa sekondave.

Serum Antioksidant – Advanced Genifique Sensitive

Aktivizimi i këtij tretmani qetësues gjeneron një efekt grabitës të vëmendjes që kërkon të largohet.

Serum fytyre kundër rrudhave Organic Sunless Tan

Nëse jeni një femër që dëshiron të kryen 2 punë me 1 gurë, atëherë ky serum dyfishon si një nxirës pa diell do bëhet i preferuari juaj. Përderisa hidratoni dhe zbusni lëkurën, agjentët gradual të nxirjes do funksionojnë duke ju dhuruar një shkëlqim ari që zgjat për disa ditë – ose përgjithmonë nëse e përdorni vazhdimisht.

Serum i lehtë Hydration Burst

Dhuroni një lëkure të etur një dozë të madhe të hidratimit që do e parandalojë atë nga ndjenja e leskëruar për një ditë të tërë.

Serum me vitamin C- C+ Collagen Brighten & FIrm

Ndriçoni lëkurën e lodhur duke shtresuar lëkurën tuaj me këtë serum xheli hibrid të iluminuar i pasur me vitamin C.

Serum hidratues rigjallërues

Kur konsumimi i ujit nuk mjafton në hidratimin e lëkurës, filloni me përdorimin e këtij serumi hidratues.

Serum korrektues i vijave dhe zgjidhjeve të problemit të akneve

A ka vendosur lëkura juaj të ju mposht duke shfaqur rrudha dhe akne në sipërfaqe në të njejtën kohë? Ky solucion pa vaj lufton rrudhat si dhe njollat.

Serum i shtypur Crystal Iceplant

Të gjithë e dijnë që dielli është djalli, por ndotja gjithashtu mund të shkaktojë probleme të mëdha në lëkurë. Diçka e quajtur si ekstrakt i bimës së akullt ndihmon në zvogëlimin e dëmit të kryer nga pluhuri që gjendet në ajër.

Serumi kundër rrudhave – La Lift

Për një kënaqësi të shpejtë dhe rezultate afatgjate, ky serum i lehtë është i pasur me teknologji 3.5 DA dhe rezveratrol tokësor. Përbërësit dukshëm të mençur  janë të aftë të kërkojnë dhe të gjejnë probleme specifike të mplakjes në një nivel molekular. E ardhmja është tani.

Emulzioni Celestial Black Diamond

Nuk ju pëlqejnë qëruesit kur është moti i nxehtë jashtë? Ky opsion i lehtë është i dizajnuar për një mot të nxehtë dhe lëkurë të yndyrshme, formula e tijë është e mbushur me përbërës të fuqishëm si treshja antioksidante NAC Y2, Arbutini ndriçues dhe Cantella Asiatika nxitës i kolagjenit, përbërës që shërbehen nga mikrosfera diamanti të zeza.

Super Pure

“Lëkurë e tmerrshme, njoftohuni me çiftin tuaj”, është se si Glossier spjegon serumin Super Pure dhe është e vërtetë. Niacinamidi dhe zinku punojnë sëbashku për të qetësuar njollat, skuqjen dhe papastërti tjera. Nëse ushqimi i keq apo stresi ju shkaktojnë lëkurë të keqe, merrni Super Pure për të qetësuar lëkurën tuaj.