Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dëshironi thonj më të shëndetshëm? – Ja ushqimet që duhet të konsumoni!


Boronicat janë një domosdoshmëri për t’u shtuar në dietën tuaj ushqyese. Boronica është një frut i pasur me antioksidantë që ka një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj.

Sipas demratologut dhe psikiatrit Dr. Amy Ëechsler, boronicat përmbajnë antioksidantë, acide yndyrore esenciale dhe vitamina A, B, C dhe E. këto ushqyes përmirësojnë hidratimin e lëkurës. Vitamina B ndihmon në rritjen dhe mirëmbajtjen e thonjve, e pse jo edhe të flokëve.


Peshku është një tjetër ushqim i mrekullueshëm që duhet ta shtoni patjetër në dietën tuaj ushqyese. Peshqit kanë përqindje të lartë të acideve yndyrore omega-3, gjë që ndikojnë në përfitime të pabesueshme rreth bukurisë dhe shëndetit të thonjve, duke i rigjeneruar dhe duke i mbajtur në formë të mirë.


Nëse deri tani nuk keni konsumuar zarzavate me gjethe jeshile deri tani, atëherë është koha t’ia filloni mënjëherë! Këto zarzavate si kale, marulja dhe spinaqi janë të mbushura me vitamina esenciale si vitamina A, B dhe C. Këto ndikojnë në shkëlqimin e thonjve, pastrimin e lëkurës së vdekur dhe ushqyerjen e mirë.


Kosi i thjeshtë është i mbushur me veti probiotike, gjë që përveç që ndikon në përmirësimin e thonjve, ka efekt edhe tek flokët dhe lëkura në përgjithësi. Proteinat në kos janë thelbësore në rritjen e thonjve si dhe të flokëve.

Nëse nuk po arrini të shihni rezultate nga produktet tuaja për kujdesin e lëkurës apo shampot, ndoshta është koha të ndryshoni dietën tuaj të të ushqyerit! Shtoni këto katër ushqime në rutinën tuaj dhe të jeni të sigurt në rezultatet mahnitëse!