Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dëshironi të humbni peshë? Ja se si të filloni!

Nëse jeni duke u munduar të humbni peshë mirëpo jeni duke dështuar, bëni një listë të qëllimeve reale të fitnesit. Dëshironi të dini se çfarë të përfshini në listë? Lexoni më tutje.

weight loss check list 600x400

Vendosni qëllime të arritshme

Mund ta keni me nguti humbjen e peshës por mos harroni se teprimi me stërvitje dhe dietë mund të ju dëmtojë. Prandaj mbështetuni në qëllime të arritshme nëse dëshironi që trupi juaj të dobësohet në mënyrë të shëndetshme.

weight loss check list fitness apps 430x550

Shkarkoni aplikacione fitnesi

Aplikacionet e fitnesit ju ndihmojnë në arritjen më të lehtë të qëllimeve. Shkarkoni aplikacione si Cody, të cilat i lejojnë përdoruesve të përcjellin progresin e tyre dhe u lejojnë personave të tretë të pëlqejnë apo të komentojnë në aktivitetet e tyre. Mund ta shkarkoni edhe aplikacionin Hot55Fitness, i cili ju sjell stërvitje hap-pas-hapi nga trajnerët më të mirë në këtë industri.

weight loss check list food diary 600x400

Bëni një ditar të ushqimit

Konsumimi i ushqimit të duhur dhe natyral është pjesë integrale e dobësimit. Ju sugjerojmë të shënoni çdo ushqim që e konsumoni gjatë ditës dhe natës. Në këtë mënyrë do të dini nëse vaktet e ushqimit kanë qenë të parregullta apo jashtë planit tuaj dietal.

weight loss check list goal set up 600x400

Merrni pjesë në maratonë apo vendosni një qëllim

Ky do të jetë një hap i rëndësishëm drejtë dobësimit. Nëse merrni pjesë në maratonë, do e dini se ju duhet të punoni paraprakisht. Kur të stërviteni paraprakisht, mos harroni të konsumoni sasi të konsiderueshme të proteinës pasiqë ashtu trupi juaj do të përgatitet për këtë detyrë.