Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dëshironi të bëheni bjonde? Ja në cilën ngjyrë duhet të jenë vetullat e juaja!

Më në fund keni vendosur të përqafoni një stil ndryshe dhe të bëheni bjonde. Të gjitha produktet e flokëve pa sulfate janë duke pritur që t`i përdorni tani mirëpo përveç përkujdesit ndaj flokëve ju duhet t`i kushtoni vëmendje edhe makijazhit.

Kur keni flokë më të ndezura, ngjyra e lëkurës duket më e zbehtë ndërsa vetullat mund të përputhen me ngjyrën e re të flokëve. Ja disa këshilla:

Vetullat duhet të hapen

Vetullat e zeza nuk shkojnë me flokët e arta andaj kërkoni nga stilisti juaj që të zbardhojë ato apo të përdorni maskara ngjyrë kafe në vetulla. Vetullat e zeza përshtaten vetëm me flokë platinë.

Mos i leni vetullat pa i mbushur

Nëse vetullat e juaja janë të rralla, është me rëndësi t`i mbushni që mos të paraqiten të zbehura.

Definoni sytë

Është me rëndësi që kur keni flokë bjonde të theksoni sytë e juaj. Këtë gjë mund ta bëni me qerpikë të lakuar dhe maskara. Ndonjëherë mund të përdorni sy të nxirë apo hijëzim me ngjyra.

Mos harroni t`i jepni ngjyrë fytyrës

Përsëri, nëse dëshironi të shmangeni nga pamja e zbehtë e fytyrës, mos u largoni nga shtëpia pa aplikimin e ngjyrës në buzë dhe në mollëza.