Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dermatologët spjegojnë 2 mbushësit afatgjatë më të popullarizuar!

Dallimet dhe ngjashmëritë mes Radiesse dhe Sculptra Aesthetic.

Kur është fjala për rikthimin e volumit të fytyrës, jo të gjithë mbushësit janë të njejtë. Përderisa mbushësit me acid hialuronik kanë marrë tërë famën, 2 lloje të tjera të mbushësve si Radiesse dhe Sculptra Aesthetic janë 2 alternativa të tjera që mjekët përdorin për fryrjen, formësimin dhe rigjallërimin e fytyrës.

Ne biseduam me dermatologët për të na spjeguar dallimin në mes këtyre dy llojeve si dhe për të na treguar funksionet e tyre.

Radiesse

E aprovuar për përdorim në zona të ndryshme, Radiesse mund të manipulojë me vijat, këndet e buzëve dhe lëkurën e varur të nofullës, rrudhat e mjekrrës dhe duart. “Radiesse është i krijuar nga gell i kalcium hidroksiapatite dhe rezultatet menjëher vërehen. Radiesse mund të hollohet ose të përzihet me acid hialuronik varësisht se ku do të përdoret. Rezultatet zgjasin nga 1 vit deri në 18 muaj,” thot Jared Jagdeo. “Radiesse është shumë i mirë dhe efektiv në pacient të cilët kanë filluar të shfaqin shenja të plakjes në lidhje me kockat e fytyrës dhe humbje të volumit. Mund të përdoret për të theksuar strukturën e kockave të fytyrës për të theksuar mollëzat, tempujt si dhe vijën e nofullës.”

Sculptra Aesthetic

Sculptra përdor grimca mikroskopike në mbushës për të stimuluar prodhimin e kolagjenit brenda lëkurës për të trajtuar dhe korrigjuar rrudha të fytyrës si dhe lëkura të varura. “Sculptra është krijuar nga acidi poli-L-laktik, i cili është një material i thyer për qepje të plagëve, dhe stimulon prodhimin e kolagjenit në mënyrë që produkti të ofrojë volum. Rezultatet shihen pas 6 javësh dhe zgjasin rreth 2 vite,” thot Dr.Patel. Kjo shtytje në kolagjen është një reagim imunitar ndaj mbushësit i cili ndihmon të fryjë zonën ku injektohet. Shumica e pacientëve kanë nevojë për 3 tretmane të ndara 3-4 javë.

Cili është mbushësi më i mirë?

Kur bëhet krahasimi mes këtyre dy llojeve, fituesi nuk ekziston. Zgjedhja varet nga pacienti, nevojat si dhe pritjet që kanë ata.

“Radiesse ofron përmisim më të shpejtë. Sculptra funksionon vetëm si një mbushës stimulues. Është i mirë për zona më të mëdha por duhet të performohet në tretmane të shumta të cilat marrin kohë prej 4-6 muaj për një korigjim të tërësishëm,” thot Margo Weisher. “Megjithatë, pasi që korigjimi të jetë bërë, jetëgjatësia është e shumtë ndryshe nga mbushësit e tjerë dhe nuk kërkon shumë mirëmbajtje. Pacientët mund të përdorin Radiesse për përmisim të menjëhershëm dhe e kombinojnë me Sculptra për një ndryshim më gradual.”

“Ka një kohë që përdor këto dy lloje të mbushësve. Nuk i përdor si dikur, teknikat janë zhvilluar shumë, më pëlqejnë të dyja, por Sculptra pak më shumë, pasi që ky produkt na ka mësuar se si të bëjmë një mbushje volumerike me rezultate afatgjata.” thot Mary Lupo.

“Sculptra Aesthetic mund të imitojë dhe zëvendësojë humbjen e volumit në struktura si kockat dhe dhjami, si dhe të përmisojnë teksturën e lëkurës. Në përgjithsi, unë do karakterizoja Sculptra si një “lëng për tërheqje të lëkurës së fytyrës” dhe Radiesse si një implant, i cili ofron rezultate reproduktive të forta.” thot Igor Chaplik.

“Radiesse dhe Sculptra mund të përdoren në mënyra të ngjashme. Shumica e dermatologëve kozmetik përdorin të dy llojet si një formë e holluar për volumizim të fytyrës dhe zona jasht fytyrës. Që të dyja janë mundësi të mira për prodhim të kolagjenit për lëkurë më të shtrënguar. Radiesse ju ofron rezultate më të shpejta në volumizim ndërsa Sculptra ka nevojë për pak kohë në prodhim të kolagjenit.” thot Holly Gunn.

Dr. Patel thot, personi i cili injekton mbushësit është shumë i rëndësishëm, ashtu si produkti që përdorin: “Injektimi shumë sipërfaqësor, hollësim jo i sakt dhe aplikim i dobët i produkteve mund të shkaktojë komplikime. Kërkoni dhe zgjedhni një dermatolog të çertifikuar dhe të liçencuar për të performuar mbushjen sa më mirë dhe sa më sigurt që është e mundur.”