Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dallimi në mes termeve Vegan dhe Vegjetarian!

Që të dy dietat me bazë bimore kanë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj.

Nuk ka dyshim që dietat me bazë bimore po pëlqehen nga të gjithë, ditë e më shumë: mes viteve 2000 dhe 2017, konsumimi i produkteve qumështore ka rënë 24%, si dhe firma për hulumtimin e tregut, Mintel, raporton që shitjet e bimëve “qumështore” (qumësht bajameje, kokosi si dhe nga tërshëra) janë rritur për më shumë se 60% nga viti 2012-2017. 36% e klientëve blejnë “mishëra” me bazë bimore.

Ka shumë arsye se përse duhet të ndryshoni ushqimin tuaj dhe të kaloni në ato me bazë bimore. Dietat me bazë bimore janë të lidhura me peshën e vogël të trupit dhe rreziqet e zvogluara për gjendje kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, si dhe kanceri, diabeti i tipit 2 dhe shtypja e lartë e gjakut.

Disa njerëz gjithashtu brengosen për trajtimimn e kafshëve për prodhim ushqimor, si dhe ndikimin në mjedis.

Nuk ka një definicion të caktuar për dietën me bazë bimore por shumica e ekspertëve pajtohen që nënkupton ushqyerjen me bimë, edhe pse një sasi e vogël  e proteinave të kafshëve mund të përfshihet ndonjëherë. Megjithat, ka 2 verzione të dietës me bazë bimore: ai vegetarian si dhe vegan. Pra cili është dallimi mes këtyre dy dietave?

Çfarë është dieta vegetariane?

Në përgjithësi, vegetarianizmi nënkupton: ushqim pa mish, qoftë lope apo pule, ose ushqim deti. Vezët dhe produktet qumështore zakonisht janë të përfshira në dietë.

Njerëzit që ushqehen me vezë, dhe i vetmi protein që marrin nga kafshët është ajo nga veza, ato quhen OVO-vegetarian. Ata të cilët konsumojnë produkte qumështore janë LACTO-vegetarian, si dhe ata që konsumojnë edhe vezë edhe produkte qumështore quhen LACTO-OVO- vegetarian. Pescatarian quhen ata që konsumojnë ushqimin e detit por që nuk konsumojnë lloje të tjera të mishit, edhe pse ato në përgjithsi nuk konsiderohen si pjesë e komunitetit vegetarian.

Çfarë është dieta vegane?

Veganizmi përjashton të gjitha llojet e ushqimeve nga kafshët, kjo nënkupton: ushqim pa asnjë lloj të mishit, ushqim deti, vezë, produkte qumështore ose ndonjë përbërës tjetër që rrjedh nga burime të kafshëve, duke përfshirë mjaltën dhe zhelatinën. Veganizmi në përgjithsi shtrihet në një stil jete që përfshinë mos përdorimin e materialeve që rrjedhin nga kafshët, duke përfshirë: lëkurën, gëzofin, leshin dhe mëndafshin. Produktet e shtëpisë si kozmetika dhe shampot janë gjithashtu të përjashtuara nëse janë të testuara në kafshë ose janë të përgatitura nga materiale të kafshëve.

Nëse flasim për lëndët ushqyese, mos konsumimi i ushqimeve nga kafshët mund të vështirësoj plotësimin e disa lëndëve ushqyese, shembull: vitamina D dhe B12, hekuri, zinku dhe kalciumi. Megjithatë, është e mundshme të merrni lëndët ushqyese të nevojshme nëse keni dituri për bimët që përdorni, se çfarë lëndë ushqyese përmbajnë dhe sa duhet të merrni në përditëshmëri. Nëse jeni vegan apo po mendoni të bëheni, konsultohuni me një specialist të dietës vegane ose të paktën lexoni në lidhje me atë.

Kur është fjala për sigurinë e shëndetit, kualiteti i dietës me bazë bimore është kryesor. Një studim i fundit, i publikuar në The Journal of Nutrition, i ndjekur nga mbi 800 njerëz që ishin vegan, lacto-ovo vegetarian, semi-vegetarian dhe ata që nuk ishin vegetarian. Hulumtuesit zbuluan se veganët kanë nivel më të lartë të yndyrërave të shëndetshme, antioksidant dhe anti-inflamatorë në trupin e tyre se sa ata që nuk janë vegetarian.

Si të përfshini më shumë bimë në dietën tuaj?

Përderisa vegetarianizmi dhe veganizmi janë 2 dieta me bazë bimore, shumë konsumues po krijojnë kategori të reja si : çegan (vegan të cilët ndonjëher “mashtrojnë” dietën me ushqime me bazë nga kafshët).

Pavarësisht se si e quani stilin tuaj të ushqyerjes, bëni prioritet ushqimet e pasura me lëndë ushqyese dhe bimore. Ushqimet vegane si : akulloret me qumësht kokosi dhe kek vegan janë të mira si një dhuratë për vete në ditë të rralla, por nuk duhet ti shpeshtoni.