Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Cili është ndryshimi mes flokëve Ombre dhe Balayage?

Ekzistojnë kaq shumë lloje të stilimeve të flokëve, prerjeve si dhe ngjyrosje të ndryshme që vërtetë ju theksojnë pamjen tuaj. Nëse jeni duke kërkuar të shtoni një dimenzion në flokët tuaj me disa nuanca shumëngjyrëshe, atëherë mund t’i kërkoni stilistit tuaj pikërisht idenë që dëshironi ta aplikoni në flokë. Mos keni frikë të bëni ndryshime – ne do ju përshkruajmë dallimin mes ombre, balajazh, sombre e shumë stileve tjera.

Image result for Ombre

  1. Ombre: mendoni ombren tradicionale me nuancë më të errët në rrënjët tuaja ndërsa hije më të lehta rreth skajeve të flokëve. Ju duhet të zgjedhni një nuancë të përshtatshme me ngjyrën tuaj natyrale, të konsultoheni me një profesionist për të arritur efektin e plotë.
    No photo description available.
  2. Balayage: kjo frazë francezë përkthehet në “spastrim”. Paraqet një teknikë që do ju japë ngjyrë më të pastër, të përzier dhe natyrale. në vend që të përdorni folie për hijëzim, stilisti juaj thjeshtë do të hedhë ngjyrën mbi fijet e flokëve, duke rezultuar në një ngjyrë të shkëlqyeshme. Pra ja rifreskimi – ombre është stili ndërsa balayage paraqet teknikë.
    Image may contain: 1 person
  3. Reverse Ombre: ky stil është e kundërta e Ombres, pra paraqet ngjyrën më të lehtë në rrënjët tuaja, dhe është stil më dramatik kur keni flokë me nuancë më të lehtë. Vetëm vini re se ky stil përfshin më shumë mirëmbajtj, por që nëse i përmbaheni do të dukeni e mrekullueshme.
    Image may contain: 1 person
  4. Sombre: nëse ju pëlqen pamja ombre, por dëshironi të mbani gjërat paksa më delikate, atëherë kombinimi i fjalëve subtle+ ombre = sombre, pra e tëra kjo rezulton në stilin sombre. Ju do të keni ndjesi më të butë dhe delikate dhe flokët do të ju rriten pa u vënë re dalja e ngjyrës nga rrënjët.
    No photo description available.
  5. Tiger Eye: Syri i tigrit, kujdes femra brune! Të gjithë sytë do të jenë mbi ju nëse aplikoni këtë stil super modern. Për ta arritur këtë efekt, kërkoni stilistit tuaj të ngjyrosë flokët nuancë karamel në të artë, çokollatë në bazën më të errët të flokëve dhe kështu do arrini nuancat më luksoze shumëdimenzionale.