Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Cilat janë llojet e ndryshme të manikyrit?

Qoftë ju pëlqejnë apo thjesht dëshironi ti shtoni pamjes suaj një detaj pikant dhe joshës, nuk ekziston asnjë arsye se pse të mos merrni një manikyr të preferuar nga ju.

Nëse ju pëlqen të bëheni kreativ por nuk dini se si dhe çfarë, ja disa manikyre që duhet ti provoni.

Manikyri bazik

Basic Manicure

Nëse kjo është hera juaj e parë për një manikyr, atëherë më së miri është të aplikoni një manikyr të thjeshtë dhe të bukur. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë, si dhe nëse pas një kohe të shpejtë ju mërzitet pamja e manikyrit, shumë leht mund ta ndryshoni atë.

Manikyri French

French Manicure

Duket bukur dhe me stil. Një manikyr klasik french asnjëher nuk do ju dëshprojë. Edhe pse është një stil klasik, kohëve të fundit po përdoret shumë nga modele të ndryshme, të cilat po eksperimentojnë me formën klasike të manikyrit.

Manikyri me parafinë

Paraffin Manicure

Nëse keni duar të thatë dhe të vrazhdë, atëherë manikyri me parafinë është mënyra më e mirë për tu kujdesur për duart tuaja. Ky manikyr është si një tretman i specializuar për duart tuaja. Përfshinë një masazhë stimuluese me vajra. Në fund të procesit ju do të mahniteni me butësinë e duarve tuaja.

Manikyri me gell

Gel Manicure

Manikyri me gell qëndron më gjat. Nëse dikush dëshiron një manikyr të bukur që kërkon pak mirëmbajtje atëher kjo është zgjidhja që ju duhet. Një manikyr me gell nuk kërkon vizita të shpeshta në salon. Përfshinë një llak special e cili thahet në dritë UV për një efekt afatgjatë.

Manikyri pasqyrë

Mirror Manicure

Ky manikyr është një trend i cili po pëlqehet nga të gjithë, qoftë në Facebook, Pinterest apo Youtube, të gjithë po e përcjellin atë. Nëse juve jeni nga ata të cilët dëshirojnë të shfaqin shkëlqimin e tyre të brendshëm atëher ju duhet të zgjedhni këtë lloj të manikyrit.

Manikyr me akril

Acrylic Manicure

Nuk keni thonj të gjatë? Atëherë manikyri me akril është zgjidhja e duhur. Përfshin përdorimin e një polimeri pluhur dhe një monomeri lëng për të formuar një shtresë të fortë të thoit akril në thonjtë tuaj. Është zgjatje e thonjëve e cila në fund maskohet si thoi juaj origjinal. Më së miri duhet të bëhet nga një ekspert i thonjëve në një salon të mirë.

Manikyr Shellak

Shellac Manicure

Po pritoni të kujdeseni për thonjtë tuaj në përditëshmëri? Nëse po, atëherë manikyri shellak do ju shërbejë. Një përzirje e gellit dhe e një llaku të zakonshëm, manikyri shellak është i njohur për qëndrueshmërinë. Kjo do të thot – plasaritje të thonjëve më të vogël.

Manikyr vinil

Vinylux Manicure

A mërziteni nga stili i njejtë i thonjëve? Atëherë manikyri vinil është ajo që keni nevojë. Ky manikyr i thonjëve ka një kapacitet të qëndrueshmërisë dhe mund të largohet me lehtësi.

Gjërat të cilat duhet konsideruar për parandalimin e dëmeve nga manikyri

Mundësitë e një lëndimi të thoit si dhe infeksionet janë të larta gjat një procedure të manikyrit. Shtypja e tepërt në kutikula përderisa i preni ato, mund të dëmtojë lëkurën. Për këtë arsye ju duhet të vizitoni një salon me eksperiencë, sigurohuni që përdorin mjete sterile, si dhe kontrolloni pastërtinë e tyrë që e mbajnë në salon.

Trendet e thonjëve vazhdojnë të ndryshojnë, kjo ndodh edhe për stilet e manikyreve. Ju gjithmonë mund të zgjedhni një që ju përshtatet juve, dhe pastaj ta ndryshoni sipas nevojave tuaja. Para se të vendosni për një lloj të manikyrit, bisedoni me ekspertin e thonjëve dhe diskutoni rreth këtyre gjërave.