Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Charlotte Tilbury zbulon truqet e saja gjeniale të bukurisë!

Charlotte Tilbury njeh produktet e saja të grimit. Ajo është një ndër artistët më ikonike dhe të njohur në mbarë botën. Ajo ka grimosur shumë fytyra të njohura botërore dhe koleksioni i hijeve të syve të saja, ngjyrave të mollëzave si dhe shkëlqimeve të buzëve kanë një listë prej 17,500 njerëz që i presin ato.

Pra, kur Charlotte zbulon çfardo lloj truku apo këshille, ne ndëgjojmë me seriozitet dhe përkushtim. Ajo zbuloi se si të gjeni theksuesin e duhur për tonin tuaj të lëkurës. Ju duhet të punoni me ngjyrën tuaj natyrale, thot ajo, dhe të zgjedhni një hije që përshtatet me atë ton.

“Hijet bronz, ari i thellë dhe roze-ari duken bukur në tone të errëta të lëkurës,” thot ajo. “Tonet e hapura të lëkurës duhet të kërkoni një hije me finish të margaritarëve.” Nëse keni lëkurë me ton të hapur, zgjedhni hije shampanjë ose ari të zbehtë. Nëse keni një hije të mesme të lëkurës zgjedhni “finish pjeshkë-ari”.

Ajo gjithashtu na dha disa udhëzime se si të aplikojmë theksuesin për pamjen me shkëlqimin që e keni ëndrruar gjithmonë. “Për theksimin më të përsosur dhe më me shkëlqim, unë gjithnjë aplikoj atë në mollëza, harkun e buzëve, këndet e brendshme të syve, dekolte, krahë e madje edhe në këmbë,” thot ajo.

Me shumë gjasa që këshilla më e mirë e saja për një shkëlqim të mirë ishte: Zhytni brushën e grimit pak në ujë para se të aplikoni theksuesin në fytyrën tuaj. “Formula kremoze dhe e butë rrëshqet në lëkurë si një theksues i lëngët por përfundon si një pluhur dhe kap dritën në mënyrë të mrekullueshme,” thot ajo.

Kuptoni që, nëse Charlotte Tilbury thot të lagni brushën para se të aplikoni theksuesin, ju nuk guxoni të dyshoni në këtë truk asnjëherë.