Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj!

Këto probleme të thonjve munden të ju tregojnë për probleme të vërteta të shëndetit.

“Thonjtë e shëndetshëm dhe të rregulluara nuk janë të gjatë dhe janë të pasur e të barabartë,” thot dermatologia Dana Stern, ajo thot se majet e bardha janë të bardha dhe të barabarta, sipërfaqja është e lëmuar dhe ka një shkëlqim të butë. “Shtretët e thonjve janë roze por jo të kuqe ose vjollce. Kutikulet janë mirë dhe të hidratuara.”

“Ka shumë probleme që shfaqen në thua me anë të ngjyrave,” formës dhe strukturës, thot Stern. Këtu do gjeni disa nga problemet më të zakonshme të thonjve që munden të kenë një shkak më të thellë se sa lëkura.

Thonjtë janë të verdhë

Your nails are yellow.

Stern thot se zakonisht, thoi bëher i verdhë përshkak të përdorimit të llakut. Por nëse nuk keni përdorur llak atëher kjo ndodh përshkak të një sindromi të quajtur sindromi i thoit të verdhë. “Me sindromin e thoit të verdhë, thonjtë duken më të trashë dhe kanë hije të verdhë/gjelbër,” spjegon Stern. “Atyre ju mungojnë kutikulet dhe gjysmë hëna ndryshe që njihet si lunula.” Ky sindrom është shenjë që thonjtë nuk kanë mundur të rriten si duhet dhe shpesh është një shenjë e problemit të mushkrive të njohur si bronkiektasis ose sëmundje limfatike. “Bronkiektasis është një gjendje në të cilën dëmi në rrugët e frymëmarrjes shkakton ato të zgjërohen,” thot Stern.

“Problemet në sistemin limfatik mund të ndikojnë në qarkullim, duke parandaluar që lëndët ushqyese, oksigjeni si dhe gjaku të arrijnë në ekstremitete,”spjegon Stern, dhe të shkaktojnë sindromin e thoit të verdhë.

Thonjtë janë të bardhë

Your nails are white.

Kur pjesa e thoit më e afërt me kutikulet është e bardhë dhe pjesa më e largtë e thoit është roze atëher kjo quhet thoi gjysmë dhe gjysme që ndryshe njihen si thonjt e Lindsey, thot Stern. Kjo mund të jetë simptom i dështimit të veshkave. Kur 2/3 e thoit është e bardhë dhe vetëm një linjë e hollë në fund të thoit është roze, kjo quhet thonjtë e Terry. “Kjo indikon cirozën, dështim i zemrës ose diabeti melitus.”

Thonjtë tuaj kanë linja kafe ose të zeza

Your nails have brown or black stripes.

Një linjë kafe ose e zezë në thoin tuaj, ose pigmente të kafta që rrethojnë thoin mund të jenë melanomë e thoit. “Melanoma është lloj i kancerit që shumica e njerëzve lidhin me lëkurën, megjithatë, melanoma mund të rritet edhe në thua gjithashtu,”thot Stern. “Gishti i madh, tregues dhe thonjtë e mëdhenj të këmbëve janë ata të cilët zakonisht marrin melanomë.”

Pasi që është shumë e vështirë të dalloni melanomat e hershme nga pigmentet beninje, “është shumë imperative të vizitoni një dermatolog për një kontrollim dhe konsultim.” Melanoma e thoit diagnostifikohet vonë, por nëse e gjeni atë herët, ajo mund të trajtohet.

Thonjtë janë konkave apo sikur lugë

Your nails are concave, like spoons.

Kjo njihet si koiloniçia, dhe mund të indikojë mungesë të hekurit apo anemi ose sëmundje të tjera ku hekuri nuk është i metabolizuar si duhet, si hemokromatoza dhe Plummer-Vinson sindromi, i cili ndodh pas një mungese të vazhdueshme të hekurit. “Trajtimi i hekurit ndikon në normalizimin e thoit,” thot Stern.

Thonjtë kanë disa bira në sipërfaqe

Your nails have small dents in the surface.

Kur këto bira shfaqen pa asnjë model të dukshëm, zakonisht indikon psoriazën por gjithashtu lidhet me probleme të indeve lidhëse si sindromi i Reiters. Kur birat shfaqen në një model të rregullt, mund të jetë shenjë e alopecia areata, një lloj i rënies së flokut e shkaktuar nga reaksioni autoimun.

Thonjtë tuaj ndahen nga shtrati i thoit

Your nails are separating from the nail bed.

Kjo gjendje njihet si onikloisis është e zakonshme. Zakonisht është pa dhimbje dhe zakonisht ndodh nëse keni thonj më të gjatë. Shkaku më i zakonshëm është trauma e shkaktuar në thua. Por gjithashtu lidhet edhe me psoriazë. Nëse ndarja ndodh përnjëher në shumë thonj, kjo është shenjë e hipertiroidismit, thot Stern.