Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë është tretmani Olapleks?

Nga balayage, tek hijet shumë ngjyrëshe, tek ombre, neve pëlqejmë eksperimentimin me ngjyrat e flokut. Por, nuk mund askush të mohojë faktin se pas një kohe, dëmi fillon të ndikojë kualitetin e flokut tonë, duke e bërë atë të prirë për tharje dhe maje të ndara. Kjo është arsyeja se pse Olapleks është shëndrruar në një hero tretman për flokë që shumë salone të bukurisë dhe klient nuk mund të imagjinojnë jetën pa të. Teknologjia inovative përmison flokun e dëmtuar, lajm i mirë për të gjithë ne që ngjyrosim floktë ose zbardhojmë ato rregullisht.

Kim Kardashian ka pranuar që është një fanse dhe thot se “kur floku juaj është vërtetë i dëmtuar, ju e aplikoni atë dhe shkoni në gjum, vërtet ka efekt, unë vërej një ndryshim të madh.”

Por, Olapleks nuk është vetëm për ata që ngjyrosin floktë rregullisht. Përkundrazi, ajo ofron një tretman forcues dhe shkëlqyes për të gjitha llojet dhe teksturat e flokve, të ngjyrosur apo jo.

Sistemi 3 hapësh, me 2 në salon dhe 1 në shtëpi, brendi hero së fundi ka shtuar një shampo dhe kondicioner trajtues në vargun e tyre, duke ofruar një rezhim shtëpie gjithëpërfshirës në mënyrë që ju të mund të vazhdoni me trajtimin e flokëve deri në vizitën e ardhëshme në salon.

Formuluar me një kimi për ndërtim të lidhjeve nga Olapleks për të forcuar flokun, sëbashku me disa përbërës të tjerë për të hidratuar, nxitur shkëlqimin dhe për të larguar nyjet, që të dy janë pa sulfate, parabene dhe gluten.

Çfarë është Olapleks?

Le të sqarojmë një gjë: Olapleks nuk është thjesht edhe 1 tretman zbutës për flokë. Në fakt, nuk përdor fare fjalën zbutje – fjalë shpesh e përdorur për tretmane të ndryshme.

Është një sistem që rindërton përgjithmonë lidhjet disulfide të dëmtuara në flokun tuaj që janë thyer gjatë proceseve kimike. Nëse e keni tepruar me zbardhim ose keni pasur theksime në flokë për disa vite me rradhë, Olapleks ju lejon të rindërtoni fuqinë, strukturën dhe integritetin e flokut tuaj, një “reset” për flokët tuaja.

Sistemi u lejon teknikëve të ngjyrës të kryejn punën e tyre që asnjëher nuk e kanë ëndërruar. Nga e zeza në të bardhë me vetëm 1 seance? Pa asnjë problem.

5 fazat e Olapleks

Olapleks është një tretman 5 pjesësh, 2 pjesët e para kryhen në salon dhe 3 pjesë tjera në shtëpi.

Olapleks No.1: Bond Multiplier është për përdorim profesional dhe mund të përdoret në flokë si një tretman i vetëm, ose nëse jeni duke ngjyrosur flokët, përzihet me zbardhues dhe vendoset në flokë me foli.

Olapleks No.2: Bond Perfector vendoset në flokë pasi që të pastrohet zbardhuesi. Lejohet të qëndrojë pëe 20 minuta në mënyrë që të përfitoni nga përzierjet e saja kimikale.

Olapleks No.3: Hair Perfector është kur ju merrni situatën në duart tuaja. Ky tretman që kryhet në shtëpi, rekomandohet të përdoret 1 her në javë para se të pastroni flokun me shampo dhe kondicioner. Aplikoni 1-3 lugë në flokë të njoma dhe krehni flokun. Lejoni të qëndrojë për 10-30 minuta ose lëreni gjatë gjithë natës.

Olapleks No.4: Bond Maintenance Shampoo mund të zëvendësojë shampon tuaj të zakonshme për një nxitje të fuqisë dhe hidratimit të flokut në çdo larje.

Olapleks No.5: The Bond Maintenance Conditioner është hapi final i tretmanit për të hidratuar dhe lëmuar flokun dhe rekomandohet të lejoni të qëndrojë për 3 minuta para se t’a pastroni atë.