Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë është resveratroli i cili gjendet në produktet e kujdesit të lëkurës?!

Tani do e kuptoni se përse shumë njerëz thonë që një gotë venë në ditë është e mirë për trupin tuaj. Kjo është falë një antioksidanti me emër Resveratrol i cili gjendet në lëkurën e rrushit. Edhe pse do na pëlqente shumë kjo, neve do na duhej të konsumonim 1.000 gota venë në ditë për të pranuar resveratrol të mjaftueshëm për të arritur përfitimet e saja si: mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, diabet dhe shenjave të plakjes. Kur paraqiten shenjat e plakjes, mënyra më e lehtë për të luftuar ato janë: produktet për kujdesin e lëkurës.

Një produkt i cili do të ju sjellte përfitime të shumta është ai nga Este Lauder: Advanced Night Repair Intense Reset Concentrate. Ky produkt është për përdorim gjat rasteve urgjente të lëkurës si: plasaritje, skuqje, lëkurë e lodhur dhe probleme të nxitura nga stresi. Nuk është aq hidratues në vete sa kur shtohet në rutinën tuaj kur ju keni nevojë.

Çfarë është resveratrol?

Resveratrol është një antioksidant natyral i cili mund të gjendet në lëkurën e rrushit, kikirikut, manaferra dhe madje edhe në çokollatë të errët. Sa i përket kujdesit të lëkurës, funksionon në nivel qelizor, ku ai lufton shenjat e plakjes. “U zbulua që resveratrol është një molekulë që aktivizon sirtuinën 1, duke ndihmuar në rigjenerim,” spjegon Pernodet. “Ky gjen jetëgjatë më i aktivizuar u zbulua tek njerëzit që jetojnë më shumë se 100 vite.” Në ANR Intense Concentrate, resveratrol është i lidhur kimikisht me acid salicilik, i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura në sipërfaqe, dhe si Pernodet spjegon, “resveratrol mund të aktivizohet në lëkurë në tërësi për të aktivizuar sirtuinën 1 dhe të gjitha përfitimet kundër inflamimit.”

Dr. Lesley Rabach, një kirurge plastike dhe eksperte e lëkurës, shton se resveratroli si një antioksidant “mbron qelizat e ADN nga dëmtimet që shkaktohen nga radikalet e lira” dhe “neutralizon ato radikale duke zvogluar dhe duke ngadalsuar shenjat e plakjes dhe dëmtimin qelizor që janë përgjegjës për kancer të lëkurës.”

Përse resveratroli është i mirë për lëkurën?

Është zbuluar që resveratroli mbron kundër dëmtimeve të shkaktuara nga rrezatimet ultraviolete dhe nga stresi, spjegon Dr. Rabach. “Përveç kësaj, resveratrol mund të formojë molekula komplekse të tretshme me jone metali të caktuara, duke i deaktivizuar ato në mënyrë që ato të mos munden të prodhojnë formime të radikaleve të lira. Ky veprim, në kombinim me aftësinë e tijë të fuqishme antioksidative, gjë e cila e bën që resveratroli të jetë shumë efektiv në luftimin e efektit dëmtues të radikaleve të lira që shkaktojnë plakje të lëkurës,” spjegon ajo.

Dr. Rabach shton se resveratroli gjithashtu stimulon proliferimin e qelizave të shëndetshme. Thjesht është një minierë ari në efektet kundër shenjave të plakjes, duke përfshirë mbrojtjen e lëkurës nga enzime të dëmshme si dhe përmisimin e funksionimit të fibroblasteve të cilat janë përgjegjëse në krijimin e kolagjenit të shëndetshëm.

Cilat probleme të lëkurës mund të trajtohen me resveratrol?

Resveratroli është i mirë për rigjenerimin si dhe parandalimin e dëmeve në të gjitha llojet e lëkurave. Ndihmon kundër skuqjeve, ngjyrës së pabarabartë si dhe lodhjes. Në fakt, është e vështirë të caktohet 1 problem që mund të trajtohet por përfitimet afargjate dhe kundër plakjes që sjell ky përbërës janë një arsye e fortë që ju duhet të shtoni atë në rutinën tuaj të lëkurës.