Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë është ngjyrosja e qerpikve?

Ngjyrosja e vetullave krijon iluzionin e maskarës pa patur nevojë që të bëhet aplikimi i sajë.

Çfarë është ngjyrosja e qerpikve?

Mendojeni ngjyrosjen e qerpikve si një punë me ngjyrë të përkohshme për qerpiktë tuaja. Ngjyrosja nuk do i lakojë ato, nuk do i zgjasë dhe nuk do ju jep volum, thjesht do i errësojë dhe do e intensifikojë ngjyrën e tyre me një ngjyrë bazë kremi të përhershme, thot Clementina Richardson.

Cilat janë përfitimet që mund ti arrini nga ngjyrosja e qerpikve?

Nëse keni qerpik me ngjyrë të hapur natyrale, juve definitivisht do të shihni rezultate dramatike me vetëm 1 të ngjyrosur të qerpikve, thot Richardson. Nëse keni qerpik me ngjyrë të errët, mbase nuk do të mund të vëreni një dallim të madh në ngjyrë të qerpikëve.

Sa zgjat procesi i ngjyrosjes së qerpikve?

Procesi i ngjyrosjes së qerpikve është shumë i shpejtë dhe i lehtë, ngjyrosen qerpiktë, dhe pas 10 minutash pastrohen qerpiktë dhe voila, procesi përfundoi.

Sa zgjasin rezultatet nga ngjyrosja?

Për rreth 4 javë, ngjyra është permanente dhe nuk guxon të zbehet, por përderisa qerpikt tuaj bien dhe ato u dalin të reja me ngjyrë natyrale, ju do vëreni që ato vetëm se do bëhen me ngjyrë më të hapur. Për rezultate më të mira dhe më afatgjate, Richardson thot të mbani zonën e syve të thatë në 24 orët e ardhëshme pas ngjyrosjes dhe të përdorni pastrues grimi si dhe kremëra pa vaj.

A shkakton dhimbje procesi i ngjyrosjes?

Jo, procesi i ngjyrosjes nuk shkakton dhimbje, por të jep një ndjenjë paksa të parehatshme. Kjo është shkak i mbrojtësve që vendosen në qepalla gjat tretmanit. Por, e rëndësishmja është se procesi është i shpejtë dhe i lehtë.

A është procesi i sigurtë?

Varet nga ajo se kujt i drejtoheni. Nëse pyesim departamentet e shtetit atëher ata nuk parapëlqejnë këtë tretman, shembull FDA në U.S.A nuk ka aprovuar ngjyrat për ngjyrosjen e qerpikve, që nënkupton se salonet që ofrojnë këtë shërbim në disa shtete e bëjnë në mënyrë ilegale. Dhe nëse juve keni sy ose lëkurë të ndjeshme atëherë duhet të keni kujdes të shtuar pasi që ngjyra të caktuara mund të shkaktojnë irritim ose më e keqja: verbërim.

Megjithatë, nëse pyesni pjesën e rrjeteve sociale, të famshmit apo industrinë e bukurisë, ngjyrosja e qerpikve konsiderohet si një tretman i bukurisë shumë i lehtë dhe pa rreziqe. Thënë kjo, siguria dhe efikasiteti i ngjyrosjes së qerpikve varet nga vendi që zgjedhni ta bëni.

Rregull: zgjedhni salonet me teknik të licencuar për këtë tretman, si dhe si zakonisht, hulumtoni rreth tretmanit para se të vendosni ta bëni.

1 gjë e fundit:

Nëse veçmë keni vendosur për një tretman të ngjyrosjes së qerpikve, atëher neve do ju kishim sugjeruar të caktoni edhe një termin për lakimin e qerpikve, pasi që Richardson thot se ajo pothuajse gjithnjë bënë të 2 tretmanet sëbashku. Gjatë lakimit të qerpikve, ato lakohen me anë të një tretje që lakon qerpikt dhe jep një pamje të tërhequr dhe të hapur të syve. Kombinimi i lakimit dhe ngjyrosjes së qerpikve është po aq efektive dhe e bukur sa një zgjatje e qerpikve.

image