Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë është dermaplaning dhe a duhet ta bëni këtë tretman?

Ky tretman i lëkurës po shfaqet kudo në rrjete sociale, ja se çfar duhet të dini për të.

Tani, po në këtë moment, ju keni shtresa mbi shtresa të qelizave të vdekura të lëkurës që gjenden në fytyrën tuaj, duke shërbyer si shkak i shumë problemeve të lëkurës: plasaritje, rrudha, linja të vogla etj. Mos u brengosni, kjo është e natyrshme por ju keni mundësi të shumta ti largoni ato, dhe ajo më në trend është dermaplaning.

Mbase keni dëgjuar më herët për dermaplaning, ose keni parë video nga ky tretman, por nëse prap po mendoheni se çfarë është ky tretman, këtu ne po ju tregojmë disa informata: Dermaplaning është një tretman zhveshës i cili përfshinë një mjek apo esteticient të liçencuar i cili butësisht gërryen sipërfaqen e lëkurës suaj me një skalpel kirurigjk për të larguar lëkurën e vdekur si dhe qimet e vogla. Në fakt, kjo është sikur të rruani fytyrën.

Duket paksa e çmendur, por njerëzit po e pranojnë këtë tretman pasi që falë tretmanit ata po arrijnë lëkurë të butë, e cila ndihmon në aplikimin e lëmuar të bazës së grimit si dhe në largimin e qimeve të fytyrës.

Por si çdo tretman tjetër, ju duhet të ndëgjoni efektet negative dhe pozitive në mënyrë që të kuptoni nëse dermaplaning është për lëkurën tuaj apo jo. Dhe për këtë, ne kemi biseduar me Tamila Deveny, një esteticiente mjeksore si dhe Melissa Doft, një kirurge plastike.

Cilat janë përfitimet e dermaplaning?

Rezultatet mund të dallojnë nga personi në person, por realisht, ju mund të prisni një lëkurë të butë, pa qime si dhe lëkurë më të ndritshme. Dhe pasiqë po largoni qelizat e vdekura të lëkurës, produktet e kujdesit të lëkurës do futen më mirë në lëkurë kur ju i aplikoni ato, duke pasur efekt më të mirë.

Cilat janë efektet anësore të dermaplaning?

Në duart e një profesionisti, dermaplaning është e sigurtë për të gjitha llojet e lëkurës, thot Dr. Doft, sidomos ato me dëmtime nga dielli, linja të vogla, zona të thata dhe rrudha. Gjithashtu ka një efekt anësor: nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe reaktive, mbase do duhet ti shmangeni këtij tretmani, pasi që ndoshta mund të irritojë lëkurën. Kjo vlenë edhe për ata me akne të pezmatuara – ku të gjithë e dijnë që nëse fërkoni një skalpel të mpretë mbi akne mund të irritojë ose të përkeqësojë ato.

A mundet dermaplaning të shkaktojë plasaritje?

E kundërta: shtresimi i lëkurës së vdekur mund të bllokojë poret dhe folikulet e qimeve, e cila jo vetëm që shkakton akne por gjithashtu bllokon futjen e produkteve të lëkurës në lëkurë, arsye se pse zhveshja e lëkurës është e rëndësishme për të mirëmbajtur një shkëlqim të barabart edhe të shëndetshëm. Por siç e përmendëm më lartë: nëse veçmë keni probleme me lëkurë si plasaritje dhe akne, ju nuk guxoni ta aplikoni këtë tretman.

Ku duhet të drejtohemi për një dermaplaning?

Nuk guxoni ti besoni çdokujt, kërkoni një doktor apo esteticient mjeksor për të arritur rezultate të mira dhe të sigurta. Mos provoni këtë tretman në shtëpi. Pasi që dermaplaning arrihet me anë të një skalpeli kirurgjik, ju duhet ta besoni këtë tretman në profesionist dhe të mos e provoni vet.

A shkakton dhimbje tretmani?

Mendimi që një brisk të rrëshqas në fytyrë duket e tmerrshme, por duhet të kuptoni se ajo nuk shkakton dhimbje. Mendojeni sikur kur rruani një pjesë tjetër të trupit tuaj. A dhemb ajo? Jo nëse e bëni në mënyrë të duhur.

Çfarë të prisni pas tretmanit?

Pak skuqje e lëkurës ndodh pas tretmanit por jo gjithmonë,” thot Deveny.

A mund të aplikoni grimin pas tretmanit?

Pasi që tretmani largon qimet e vogla të fytyrës, baza e grimit do rrëshqet në lëkurë të butë dhe të lëmuar. Por ju duhet të prisni një kohë të shkurtë para se të aplikoni grimin tuaj në fytyrë.

“Ju duhet ti lejoni lëkurës të merr frymë në pjesën e mbetur të ditës,” thot Dr. Doft. “Nëse e keni të patjetërsueshme aplikimin e grimit, ju mund ta bëni por barriera e lëkurës është më e hapur dhe mund të shkaktojë irritim të saj.”

A duhet të përdori ndonjë gjë në lëkurë pas tretmanit?

Pasi që barriera e lëkurës është me e ndjeshme pas tretmanit, Dr. Doft rekomandon aplikim të maskës të pasur me acid hialuronik ose krem hidratues që ti ndihmoni lëkurës të rigjenerohet dhe ta mbani atë të hidratuar.

Pas tretmanit, a do rriten qimet më të trasha?

Tretmani nuk e bën që qimja të rritet më e trashë dhe më e errët. Deveny spjegon se pasiqë qimet të fillojnë të rriten do të ndjehen paksa më ndryshe pasi që ato ishin të prera, por ato do jenë të njejta si më herët.

Sa shpesh duhet të përdori tretmanin?

Pasi që është një tretman i zhveshjes së thellë, Dr. Doft rekomandon 1 her në muaj, edhe pse ata të cilët kanë lëkurë të ndjeshme mbase duhet të presin për një kohë më të gjatë.