Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë duhet të dini rreth zgjatjeve të qerpikëve!

Kuptohet që të gjithve na pëlqejnë qerpik të gjatë dhe me volum, por para se të vendosim të rezervojmë një termin në salon për ti zgjatur qerpikët, ju duhet ti kuptoni disa gjëra në lidhje me to.

Zgjatjet e qerpikëve nuk janë si qerpikët mashtruese

Ndryshe nga qerpikët falco të përkohëshme të aplikuara në sytë tuaj, qerpikët gjysmë-permanente janë të aplikuara nga një teknik që ngjit me dorë qerpikët mbi qerpikët tuaj natyral, thot Andra Ciulei, specialishte e qerpikeve. Pasi që zgjatjet e qerpikëve nuk janë në një shirit si ato falco, ato duken mjaftë të vërteta. Me kujdesin e duhur, ato mund t’ju zgjasin nga 6 deri në 8 javë derisa ato të bien në mënyrë të natyrshme ashtu siç bien qerpikët e juaj natyral.

Kërkojeni zgjatjen e qerpikëve nga ndonjë salon të njohur

Kur është fjala për zgjatje, ju merrni atë për të cilën paguani. Kursimi mund të rezultojë në aplikim të keq apo në qerpik jo aq të bukur dhe të infektuara. Për atë, ju duhet të zgjasni qerpikët në salone të njohura dhe të siguroheni që tekniku i lanë duart kur përfundon me klientin para jush, mban maskë, përdor mbulesa të pastërta, sterilizon pincetën dhe përdor brusha një përdorimshi.

Kur caktoni ndonjë termin, kërkoni që në salon t’ju tregojnë se çfarë përbërje ka ngjitësi i qerpikëve. Nëse ata nuk ju përgjigjen pyetjeve të juaja, anulojeni terminin, nëse ata ju tregojnë që ngjitësi përmban formaldehid (përbërës i cili shkakton skuqje, iritim, kruarje dhe enjtje të syrit) definitivisht anuloni terminin.

Mund të ju kushtojë më shumë, por më e mira është të zgjedhni një salon i cili përdorë ngjitës me butilcianoakrilat dhe oktilcianoakrilat se sa formaldehidë- ato janë më pak të dëmshme për syrin.

Zgjatjet e qerpikëve janë më të shtrenjëta dhe kërkojnë kujdes të madh

Zgjatja e qerpikëve është një luks që të gjitha femrat e paguajn me qejf, por pasi që gjat kohës qerpikët natyral rriten dhe eventualisht bien, ju do të duhet të shkoni prap në salon për ti rimbushur e cila do kushtojë më pak se hera e parë.

Sa më shumë që prisni për ti rimbushur, aq më shumë qerpik do keni nevoj, dhe do ju kushtojë më tepër, dhe nëse prisni tepër, atëherë tekniku do detyrohet të bëjë zgjatjen e qerpikëve që nga fillimi, gjë e cila do kushtojë edhe më shumë.

Zgjatjet nuk janë në 1 gjatësi

Ajo se çfarë gjatësie ju mund të kërkoni nga tekniku juaj, varet nga gjatësia dhe fuqia e qerpikëve tuaja natyrale. Aplikimi i qerpikëve më të gjatë se sa qerpikët tuaj natyral, mund të shkaktojë dëme në të ardhmen, për atë duhet të aplikoni qerpik me gjatësi sa qerpikët tuaj natyral.

Një teknik i mirë do ju ndihmonte të vendosnit për pamjen e qerpikëve duke u bazuar në formën e fytyrës, strukturën e eshtrave dhe qerpikët tuaj natyral.

Mos shkoni në takim me grim në fytyrë

Shkoni në takim me fytyrë të pastër pa grim. Kjo do të thot: pa hije të syve, vijëzues apo maskarë, çdo gjë e vendosur në sy, rezulton në qerpik me pamje jo të mirë.

Nuk duhet të bëni dush për 24 orë pas zgjatjes së qerpikëve

Ngjitësit e qerpikëve dallon në kohën e tharjes, nga 12 deri në 24 orë, varësisht nga ajo se çfarë ngjitësi tekniku përdor. E rëndësishme është që të keni kujdes me qerpikët dhe të siguroheni që mos të keni kontakt me ujë gjat kohës së tharjes së tijë.

Aplikimi i maskarës dhe eyeliner-it me qerpik të zgjatur?!

Ciulei nuk e rekomandon përdorimin e maskarës me qerpik të zgjatur, pasiqë ajo thot se kur në fund të ditës do dëshironi të pastroni grimin, do prishni zgjatjen e qerpikëvve, dhe do ju bien. Sa për eyeliner: kujdes se mos përdorni ato me bazë kremi pasi që ato përmbajnë vajra dhe dyllëra që mund të prishin ngjitësin e qerpikëve.