Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë duhet të dini rreth manikyrit me akril!

Përkundër mendimeve dhe besimeve të popullarizuara, ato nuk janë një gjë e keqe për ju.

“Akrilët janë një lloj i vjetër i manikyrit, dhe unë mendoj që ato po rikthehen.” thot manikyristja Mei Kawajiri duke shikuar thonjtë e saja të gjatë akrili të dekoruara me pika polka. “Unë vërtet pëlqej thonjtë akril, unë nuk mendoj që akrilët do të harrohen ndonjëherë.”

View this post on Instagram

tie dye & toe rings ✨💕💛💗💚💙

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Si krijohen thonjtë akril?

Monomer dhe polimer pluhur dhe të lëngët përzihen sëbashku për të formuar pika si rruaza të cilat pastaj aplikohen dhe formësohen në thoin tuaj me anë të një brushe dhe thahen me ajr. Ka 2 metoda për thonj akril: me një maje plastike (që ngjitet në thua dhe pastaj skajet limohen në mënyrë që të duhet sa më natyrale) si dhe me një formë (një letër shabllon që mbështjellet rreth thoit dhe përdoret si një udhëzim për formim për teknikët, akrili vendoset mbi dhe pasi të thahet largojmë letrën).

Edhe pse akrilët ekzistojnë dekada me rradhë, përbërësit kan qëndruar të njejtë. “Ka formula të reja që janë përmisuar si : shpejtësia e tharjes ose teksturë më e lëmuar, por asgjë më shumë,” thot manikyristja Yukaco.

Akril vs gell: si do zgjedhni?

Akrilët janë më të fortë se sa gelli, më të fortë për t’u prekur si dhe më të qëndrueshëm. “Në përgjithsi, ata që dëshirojnë të zgjasin thonjtë e tyre, me maje ose me art 3D, atëher ata duhet të zgjedhin akrilët,” spjegon Yukaco. “Nëse dëshironi zgjatje më natyrale, atëher zgjedhni gellin, që është më fleksibil. Nëse ju përdorni gell për zgjatje të thonjve, ato mund të thyhen.”

Për Kawajiri, ajo beson se e gjitha varet tek thonjtë e personit: “Ndonjëher me akril, thonjtë ngriten, për këtë ata preferojnë gell, dhe për disa gell zgjatjet nuk qëndrojnë, dhe për këtë ata duan akril.”

Kujdes në zgjedhjen e salonit

Yukaco thot se “akrilët kërkojnë aftësi që disa teknik nuk posedojnë. Ato janë paksa të vështirë për tu aplikuar në krahasim me gellin. Gjithashtu, aroma e akrilëve është e fortë, dhe kërkon ventilim të duhur.” Në pak fjalë, kërkoni teknik që janë të trajnuar dhe kanë eksperiencë në manikyr me akril.

Përgatitja e thoit është e rëndësishme

Çdo problem që mund të keni me akril – dhimbja, ngritja, thyerje, mund të ndodh përshkak të mungesës së përgatitjes së duhur. Thoi duhet të limohet, të pastrohet dhe shtresa e fundit duhet të gërryhet për t’u larguar vajrat. Dhe nëse jeni duke përdorur maje plastike, ato duhet të përshtaten me thoin tuaj.

“Nuk duhet të shkaktojë dhimbje,” thot Yukaco. “Nëse ju shkakton dhimbje ditën e nesërme, kjo është përshkak se tekniku ka gabuar ndonjë gjë, ato limojnë thoin shumë ose nuk kan përshtatur majen me thoin tuaj.”

A janë thonjtë akril gjë e keqe për thonjtë tuaj?

Kur ato bëhen në mënyrë të duhur, akrilët janë njëlloj si zgjatjet e tjera artificiale. Shëndeti i thoit tuaj nuk do të jetë në nivel të duhur, por nuk do të ndodh ndonjë dëmtim permanent. Atëherë, përse ato kan një famë të keqe?

“Zgjatjet me gell janë një teknikë më e re dhe duken më natyrale, për këtë shumica mendojnë se akrilët që kan një pamje më të rëndë, janë një gjë e keqe për thonjtë tuaj,” thot Yukaco. “Nuk është e vërtetë. Gelli nuk është më i mirë për thoin tuaj dhe akrilët nuk janë të këqinj për thonjtë tuaj.”

View this post on Instagram

@interviewmag

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Me një teknik me përvojë, mund të zgjasë rreth 1 orë

Me një teknik pa përvojë, aplikimi mund të zgjasë edhe më shumë se 1 orë e gjysmë.

Ato zgjasin për më shumë se 2-3 javë

Kthehuni në salon për rifreskim të manikyrit kur thonjtë e tuaj fillojnë të zgjaten, gjë e cila do ndalojë ujin të depërtojë në to dhe të futen baktere. Kawajiri rekomandon vetëm 1 rifreskim para se ti largoni ato në tërësi.

Akrilët kanë një famë përshkak të thyerjes apo largimit të tyre në tërësi, dhe kjo ndodh nëse goditni një sipërfaqe të fortë, ose nëse i përdorni gishtërinjtë në vazhdueshmëri, kur shkruani në tastaturë, ose nëse keni shtrat të shkurtër të thoit, ose nëse ato nuk janë përgatitur si duhet.

Largimi duhet të kryhet nga profestionist

As mos e mendoni të largoni ato ju vet. Nëse mundoheni të largoni akrilët pa ndihmën e ndonjë profesionisti, ju mund të shkaktoni dëm në thoin tuaj. Ato duhet në fillim të shkurtohen, hollohen me anë të një lime dhe pastaj të zhyten në aceton. I tërë procesi zgjat rreth gjysmë ore.

View this post on Instagram

ombré ✨💕

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on