Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë duhet të dini për mikrobiomën e lëkurës suaj!

Bakteret, probiotikët si dhe të gjitha aspektet e tjera të mikrobiomës po shijojnë momentin e tyre në qendër të vëmendjes për kujdesin e lëkurës, dhe si mund ta menaxhoni ju tuajën? Ne biseduam me disa ekspert dhe kuptuam se ç farë duhet të dini për mikrobiomën e lëkurës suaj.

Çfarë është mikrobioma e lëkurës?

“Mikrobioma e lëkurës është një komunitet i organizmave që jetojnë në lëkurë,” spjegon Profesor Carsten Flohr. “Kjo përfshin baktere, viruse dhe kërpudha, por fokusi primar i hulumtimit për kujdesin e lëkurës janë bakteret.”

Para se gjithash, ky ekosistem i vogël kontrollon shumë për lëkurën tonë, nga ajo se si absorbohen produktet e deri tek shëndeti i përgjithshëm i lëkurës sonë. “Lëkura juaj nuk është aspak mikëpritëse e ambientit, në përgjithsi,” thot Flohr. “pH e lëkurës është acidike dhe ne kemi një mekanizëm natyral të mbrojtjes kundër bakteres së keqe si sebumi, që në fakt është antimicrobial.”

Dr. Richard Gallo thot “ekzistojnë mijëra lloje të baktereve”. Të gjitha këto baktere bashkëjetojnë në harmoni të shumtën e kohës, sipas Prof. Flohr. “Bakteria e lëkurës dhe sistemi imunitar i lëkurës bisedojnë me njëra tjetrën, ata gjithashtu bisedojnë edhe me bakteren në zorrë. Ashtu si zorrët, një ekuilibër i ndryshëm është e rëndësishme për një mikrobiomë të lumtur.”

Si rrezikohet?

Mos u ndjeni të pa pastër duke menduar për të gjitha këto baktere – pasi që këto janë të mirë për ju. “Mikrobioma e njerëzve ka evoluar ndër vite. Shembull, për të pasur lëkurë të shëndetëshme, ajo prodhon lipide të veçanta,” spjegon Trevor Steyn. Megjithatë, shprehitë tona të jetës kanë ndryshuar ndër vite, dhe kjo ka ndikuar shumë në mikrobiomë. “Ne nuk jemi në gjendje të përballojmë dushe të nxehta të përditshme, ose ujë me klor, ose një dietë përplot me sheqer,” shtoi Steyn. Steyn gjithashtu theksoi disa lloje të sapunit apo pastruesve që përmbanjë përbërës që zhveshin lëkurën, duke larguar vajrat natyrale që shkaktojnë skuqe, ndjeshmëri si dhe thatësi të lëkurës, duke humbur hidratimin e sajë.

Cila është mardhënia mes mikrobiomës dhe ekzemës?

Mardhënia mes mikrobiomës dhe gjendjeve të pëmendura më larë është e mahnitshme, si dhe një gjë të cilën janë duke hulumtuar Dr Gallo dhe Prof Flohr. “Ne kemi zbuluar se disa nga bakteret që jetojnë në lëkurë, ndihmojnë dermatitin dhe njerëzit me ekzemë kanë mungesë këtë baktere të mirë. Tani që kemi krijuar një kremë me bakteren e mirë, po shohim rezultate të mira në njerëz me ekzemë.” Flohr shtoi se “ekzema gjithashtu e bën lëkurën “të rrjedh”, dhe e bën atë të ndjeshme nga uji i fortë.”

Çfarë janë probiotikët dhe prebiotikët?

Ato përzihen shumë, por nuk janë identik. “Një probiotik është një mikrobiomë e gjallë që është e mirë për ju, ndërsa një prebiotik është një ushqim që favorizon mikrobiomën e mirë mbi ato të këqijat,” thot Steyn. Nëse keni patur një kohë të gjatë që keni pranuar antibiotik, mbase jeni këshilluar të merrni ndonjë lloj probiotiku, ose kanë qenë një planifikim i dietës suaj falë aftësisë së tyre për të rikthyer ekuilibrin mikrobial. Ashtu si në zorrë, probiotikët dhe prebiotikët mund të jenë vërtetë përfitime të lëkurës, por ashtu si tha Steyn, nuk është kaq e drejtëpërdrejtë: “probiotikëd maten në njësi koloni formuese për gram ose cfu/g. Kjo është numri i mikrobeve që janë të gjalla dhe janë të afta të rriten dhe të formojnë koloni, dhe është thelbësore për fuqinë e tyre. Por, gjithashtu kjo është një thikë me 2 tehe, pasi që kujdesi i lëkurës dhe kozmetikat duhet të ruhen, dhe prezervativët mbysin mikrobet, duke e ulur cfu/g deri në 0.”