Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfar duhet ti thoni stilistit tuaj të flokëve që të arrini ngjyrën e dëshiruar!

Arritja e ngjyrës së përsosur në një salon është më e vështirë se sa ju mendoni. vizita e stilistit me përvojë është shumë e rëndësishme por klientët gjithashtu duhet të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë që të sigurohen se stilisti ka kuptuar dëshirën e tyre.

Ja disa këshilla se si të flisni me stilistin tuaj:

1. Hulumtoni

Kur dëshironi që të gjeni një stilist profesionist për ti ngjyrosur flokët, hulumtoni profesionit të cilin ju pëlqeni. Rrjetet sociale janë një mjet fantastik. Kujdes që stilisti të kuptoj atë që ju dëshironi.

2. Sillni shumë foto

Pjesa më e vështirë që ju të arrini ngjyrën që dëshironi është që atë ta kuptojë edhe stilisti juaj. Këshilla është që të sillni shumë foto në lidhje me ngjyrën dhe tonet që i dëshironi dhe një foto se si nuk e dëshironi që t’ju bëhet ngjyra. Në këtë mënyrë stilisti do e kuptojë se çfar duhet të shmanget duke mundësuar një rezultat më të mirë.

View this post on Instagram

🌼Spring has sprung🌼

A post shared by Balayage🎨Vivids🎨Blonding (@lisam_artistry) on

3. Besoni stilistit tuaj

Gabimi që shumë klient e bëjnë është kërkimi i një hije të caktuar. Por sidoqoftë, stilistët menjëherë do e kenë me dije se ajo ngjyrë do ndeshet me ngjyrën e lëkurës apo të syve, gjë për të cilën klientëve nuk u pëlqen të ndëgjojnë.

4. Caktoni një konsultë

Gjithmonë caktoni një konsultë para se të realizoni ndonjë tretmani të ngjyrës. Kjo mundëson që të dy, ju dhe stilisti të bisedoni qellimet e juaja dhe të planifikoni gjërat për të arritur dëshirat tuaja.

5. Duhet të rrisni kujdesin e flokëve

Ju duhet të dini që mirëmbajtja e flokëve të bukura me ngjyrë është e vështirë. Është shumë e rëndësishme që të mirëmbani ngjyrën.Ne ju këshillojmë që të përdorni linjën e Wella Brilliance pasi që ajo kujdeset për mbrojtjen e ngjyrës për deri në 7 javë.