Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfar duan thonjët t’ju tregojnë për shëndetin tuaj!

Thonjët dhe shëndetin: Lexoni shenjat

A e dinit që thonjët tuaj mund të japin shenja për shëndetin tuaj? Një pikë e bardh këtu, një pikë roze aty, ca të enjtura dhe plasaritje mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundje.

Thonj të zbehur

Pale fingernail beds on woman's hand

Thonjët shumë të zbehur mund të paralajmrojnë sëmundje si:

  • Anemi
  • Dështimi i kongjestionit të zemrës
  • Sëmundje mëlçie
  • Kequshqyerje

Thonj të bardhë

Fingernail beds that are almost completely white

Nëse thonjët i keni të bardhë me rrathë të errët, kjo ju paralajmron për probleme me mëlçi, si hepatit.

Thonj të verdhë

Yellow fingernails on a woman's hand

Një nga shkaqet më të zakonshme për thonj të verdhë është infeksioni kërpudhor. Përderisa infeksioni përkeqësohet, shtrati i thoit mund të tërhiqet dhe thonjët mund të trashen dhe thërrmohen. Në disa raste më të rralla, thonjët e verdhë paralajmrojnë ndonjë sëmundje më serioze si ajo e tiroideve, mushkrive, diabet apo psoriazë.

Thonj të valëzuar

fingernail pitting from psoriasis

Nëse sipërfaqja e thonjëve është e valëzuar apo me bira të vogla, kjo është një paralajmrim për psoriazë apo artrit.

Thonj të thyer

Split fingernail

Thonj të brisht apo të thatë shpesh thyhen apo ndahen përshkak të sëmundjes së tiroides. Kombinimi i thonjëve të thyera me ngjyrën e verdhë paralajmron infeksion këpurdhor.

Linja të errëta nën thonj

Dark lines beneath the nail

Linjat e errëta nën thonj duhet të studiohen menjëher pasi që ato janë të shkaktuara ndonjëher nga melanoma, kanceri më i rrezikshëm i lëkurës.

Thonjët janë vetëm një pjesë e enigme

Close-up of a woman's hand touching her feet

Edhe pse ndryshimet e thonjëve ndjekin shumë gjendje, këto ndryshime rrallë janë shenja e parë. Shumë anomali të thonjëve janë të padëmshme- jo të gjith që kanë thonj të bardhë janë të sëmurë me hepatitis. Por nëse jeni të brengosur për shëndetin e thonjëve tuaj, vizitoni mjekun tuaj.