Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çdo gjë që nuk dini për maskarën!

Ne e dimë vajza, se për disa nga ju maskara është po aq e domosdoshme sa kafeina. Ju thjesht nuk mund të dilni nga shtëpia pa rrëmujën e rregullimit të qerpikëve. Dhe pse duhet të bëni rrëmujë? Me përdorimin e duhur të maskarës, ju mund t’i theksoni sytë tuaj dhe t’i bëni të duken më të mëdhenj, më të ndritshëm dhe më të mirë. Pikërisht për këtë, ne kemi përpiluar një listë të gjithçkaje që ju duhet të dini për shkopin magjik thelbësorë.

Mos harroni t’i pastroni para se të shkoni në shtrat

Na besoni se, fjetja me maskarë është një gabim fatal që nuk dëshironi ta bëni. Maskarat kanë përbërës që i bëjnë qerpikët tuaj të ngurtë, gjë që e bën më të lehtë të thyhen gjatë lëvizjes dhe rrotullimit në gjumë. Më mirë të bëheni vajzë e mirë dhe të pastroni qerpikët para shkuarjes në shtrat.

Testi me uthull

Gjithmonë nuhateni maskarën para se ta përdorni. Nëse ndjeni diçka si uthull atëherë kjo është një shenjë për ju se, maskara juaj është prishur dhe është koha për ta larguar dhe të kënaqeni me një shkop magjik të ri!

Zhytja e brushës brënda-jashtë është një “jo, jo”

Jeta e maskarës është e shkurtër, por qerpikët tuaj nuk duhet të janë! Sidoqoftë, zhytja e brushës brënda-jashtë produktit përfundon duke e shtyrë ajrin në tub, gjë që e bën të thahet më shpejt. Në vend të kësaj, duhet ta ktheni butësisht brushën para-prapa dhe me radhë në lëvizje rrethore për të marrë materialin dhe ta aplikoni menjëherë.

Kurrë mos e huazoni maskarën

Sado e padëmshme mund të duket të provoni maskarën e shoqes suaj, mos e bëni këtë. Nuk është higjienike të ndani maskarën, sepse ajo mund të çojë në të gjitha llojet e infeksioneve të syve dhe skuqje, duke ju mbajtur një hap larg lojës 3D të qerpikëve.

Askush nuk thotë se është e lehtë

Përdorni ngjyra të errëta si ngjyrë kafe, të zezë dhe blu për të shtuar një efekt voluminoz për qerpikët tuaj. Ju gjithashtu mund ta përdorni majën e shkopit magjik për të arritur deri te qerpikët më të imtë në cepat e syve tuaj për volum më të mirë dhe përdredhje precize.

Truqet e tregut

Për të aplikuar maskarën me saktësi maksimale, përdredhni qerpikët para se të aplikoni produktin. Filloni ta aplikoni maskarën nga baza e qerpikëve tuaj dhe pastaj gradualisht të shkoni drejt majave. Kur t’i lyeni qerpikët e sipërm shikoni poshtë dhe kur i lyeni ato poshtë ngriteni mjekrën tuaj dhe shikoni në tavan.

Me këto këshilla në mëndje, mund të keni qerpikë të gjatë dhe ngjyra të qëndrojë e fortë.