Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çantat e markës së njohur Balmain janë më shumë se sa një vulë mode!

Ato sjellin magjinë joshëse të “rebeles” Balmain të cilën ju e kërkoni.

Pista e Balmain Vjeshtë 2019 ishte inspiruar nga ideja e “rebeles”, dhe kush më mirë do e prezantonte atë ide se sa një mike e shtëpisë me lëkurë të zezë Cara Delevigne. Me këtë mendim në mendje, Olivier Rousteing, drejtor kreativ i Balmain, dhe supermodelja Delevigne bashkëpunuan për të krijuar 3 çanta të reja Balmain.

“Cara është ylli (i fushatës) pasi që të gjithë e kuptojnë që ajo është shpirti rebelues i Balmain – rebele me vetëbesim me një lloj të ri të shpirtit rebelues dhe të gjallë,” spjegoi Rousteing. “Cara reflekton qëndrimin e fortë dhe me plot vetbesim të femrës së gjeneratës sime, femra të cilave nuk u mjafton thjesht të rehatohen me 1 gjë, ato çdo ditë përpiqen për gjëra të ndryshme dhe luftojnë për ëndërrat e tyre.”

Rousteing thot se ai ishte inspiruar pjesërisht nga shpirti i Delevigne, pasi që ajo shumë lehtë anon në paradokset e jetës. “Ajo ka qëndrim, është një rebele dhe nuk i intereson asgjë,” thot Rousteing. “Ajo është një sfiduese dhe një paradoks: ajo mund të jetë edhe e ëmbël edhe një romantike gjithashtu, ajo është një engjull por gjithashtu edhe një djall. Ajo nuk mund të kategorizohet.”

Që të 3-ja çantat – çanta BBag, ajo Romeo dhe Twist gjithashtu shënojnë bashkëpunimin e parë në mes Rousteing dhe Delevigne. Edhe pse, Delevigne ka një kohë të gjatë që ka një lidhje miqësie me brendin luksoz, duke bërë hapjet e shfaqjeve dhe pozimin në fushata të tjera.

Edhe pse që të 3-ja çantat janë të prodhuara nga lëkura e zezë me tegela dhe detaje ari, të gjitha përmbajnë një identitet rebelues në vete. Çanta BBag paraqet një elegancë të përsosur. Çanta Romeo është e frikshme dhe tekanjoze. Çanta Twist është e çuditshme dhe autoritative.

Të jesh 2 gjëra të ndryshme njëkohësisht, ky bashkëpunim Rousteing – Delevigne përpiqet të tregojë se gjithçka është e mundur.