Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

“Brow Wigs” – Trendi më i ri i vetullave që ka pushtuar internetin!

Diçka vërtetë gjeniale…

Me popullaritetin e teknikës ‘microblading’ dhe transplantin e plotë të harqeve, vetullat janë bërë një formë krejtësisht e re e artit për vitin 2017. Këto risi ofrojnë alternativa të qëndrueshme, për të pasur mundësinë për të plotësuar harqet tuaja çdo mëngjes, por ky truk i fundit është bërë shumë viral…

Po ua prezantojmë paksa këtë risi të vetullave “Brow Wig”: Po, është e drejtë, në internet po qarkullojnë zëra për faktin se si mund të ngjitet një pjesë me qime në formën e vetullave në ashtin ku është harku i vetullave, gjë që jep një pamje vërtetë natyrale.

Përderisa qerpikët janë një tjetër zhvillim i bukurisë, makeup artisti i personave të famshëm, Hung Vanngo, ka bërë këtë teknikë duke postuar një video të një gruaje duke realizuar teknikën e aplikimit të kësaj parukeje të vogël në zonën ku rrallë i dalin vetullat.

#sold 😂

A post shared by Hung Vanngo (@hungvanngo) on

Ndoshta ka pasur edhe komente negative për josigurinë e kësaj teknike, por po ju garantojmë se kjo teknikë është mëse e sigurtë, kuptohet nëse realizimi i saj bëhet në mënyrën e duhur. Jo vetëm që mund të na kursejnë kohën e çmuar deri sa përgatitemi në mëngjes, por mund të shërbejnë edhe për një qëllim të madh për personat që vuajnë nga rënia e qimeve, për shkak të trajtimeve të kancerit apo sëmundjeve të alopecisë.

Pra, nëse jeni në kërkim për të arritur vetulla natyral, pa marrë parasysh brendet si Tiffany Chanel dhe Cardani ofrojnë çmime të përballueshme, mundësi natyrale që janë super të lehta për aplikim. Thjeshtë vetëm pastrojeni grimin tuaj, aplikoni ngjitës të qerpikëve në zonën e ashtit të ngritur të vetullave, përshtateni mirë pozicionin sipas formës së fytyrës dhe ja pra! Keni ndërmarrë guximin e duhur për të krijuar vetullat tuaja natyrale dhe të formësuara mirë.