Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Bizhuteria e thonjëve ka arritur dhe do ju ndryshoj manikyrin tuaj në tërësi!

Arti i thonjëve ka një histori të lashtë që nga ngjitëset e manikyrit francez që i mbajmë mend nga adoleshenca jonë.Nga fillimi i rrjeteve sociale, ne po shohim lloje të ndryshme të manikyrit por ky i fundit që kapi vëmendjen tonë është vërtet i bukur. Nail Unistella prezantoi të ardhmën e artit të thonjëve, dhe është si elegant poashtu edhe modern- edhe pse ndoshta nuk do të mund ta bëni në dhomën tuaj në shtëpi.

nail-unistella-jewellery-manicure-rings

Nail Unistella prezantoi dizajnin e tyre në faqen e tyre në Instagram, dhe neve na pëlqen thjeshtësia e tyre. Ata kanë marr shumë komente të cilat i quanin ata “futuristik” dhe “elegant”, dhe shumë prej tyre që pyesnin se si ti rikrijojnë ato dizajne. Ne biseduam me Unistella-n e cila spjegoi se bizhuteritë aplikohen me anë të një vide e cila ngjit bizhuterinë në thonj me anë të një ngjitësi. Ata thanë se dizajnet e tyre i marrin nga “çdo gjë që shohin”

nail-unistella-jewellery-manicure-art

Megjithatë, ato nuk duken shumë të përshtatëshme për punë në zyre, pasi që do na pengonin gjat shkrimit në kompjuter.
Gjithashtu disa njerëz treguan se thonjët janë paksa problematike gjat vizitës së toaletit. Por ja që kjo është një rrezik
që ne e pranojmë me kënaqësi pasi që na pëlqen të jemi në hap me trendet kur është fjala për manikyr.

nail-unistella-jewellery-manicure-korea

Pra, a do i provoje ti? Për momentin, do ju duhej të udhëtoni në Korea për ti dekoruar me bizhuteri thonjët tuaja, dhe tani ne mund vetem të lutemi që kjo metodë të arrijë në vendin tonë sa më shpejtë. Pse të pranojmë thjeshtësi kur ne mund ti kemi thonjët edhe më të bukura?