Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Belly dance djeg përfundimisht kaloritë

Vallëzuesja Namrata Randava na tregon se si belly dance i ka kthyer vetëbesimin dhe i ka ndihmuar që ta tonifikojë dhe forcojë  bazën e saj.

Çfarë ju inspiroi që të merreni me këtë vallëzim?

Shakira sihte inspirimi më i madh, gjithmonë jam mahnitur me lëvizjet e saj. Para se të filloja ta mësoja këtë formë vallëzimi, i kopjoja lëvizjet e saja para pasqyrës, mirëpo asnjëherë nuk jam dukur sensuale sikur ajo. Prandaj vendosa që të aftësohem në këtë formë vallëzimi.

Si ishte përvoja juaj me këtë formë të artit?

Belly dance kërkon ta mbani një qëndrim të drejtë dhe kjo ju sjell shumë vetëbesim. Kur fillova të vallëzoj, fillova të dashurohem në trupin tim. E gjeja veten duke vallëzuar para pasqyrës dhe ndjehesha e bukur, ndjeja pozitivitet dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më femërore.

Çfarë ju pëlqen më tepër rreth belly dance-it?

Më pëlqen muzika dhe e dua , në përgjithësi, vallëzimin, pasi që duhet të lëvizni me tërë trupin, diçka që më mahnitë kur e shoh se si trupi im mund të lëvizë. Kur fillova të vallëzoja, ishte hera e parë që ndjehesha joshëse.

A keni vërejtur ndryshime në trup pasi keni filluar vallëzimin?

Definitivisht po! Belly dance ka shumë përfitime shëndetësore. Ndihmon në forcimin e trupit, tonifikon këmbët, ijet, krahët dhe stomakun. Për shkak të pozitës së drejtë që duhet ta mbani, eliminon dhimbjet e shpinës dhe të gjunjëve.

A do ta rekomandonit këtë formë vallëzimi, si alternativë për njerëzit që dëshirojnë të jenë të shëndetshëm?

Absolutisht. Në lindjen e mesme kjo formë vallëzimi praktikohet nga femrat shtatëzëna, pasi që ua lehtëson procesin e lindjes. Belly dance është gjithçka që ju duhet për t`u ndjerë sensuale dhe e shëndetshme.

https://www.bebeautiful.in/lifestyle/wellness/why-belly-dancing-is-the-ultimate-calorie-burner