Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

BB krem apo bazë grimi, cila është më e mira për lëkurën tuaj?

Është e qartë që po jetojmë në vitet e arta të kozmetikës. Për çdo lloj të lëkurës ekziston 1 produkt, nga ajo e yndyrshme në të thatë, të mos flasim për mundësitë për përfundim – mat, njomë, me shkëlqim. Në fakt, spektri është aq i gjërë sa që ju nuk do mund të vendosni.

Këtu do të gjeni 3 nga kategoritë më të popullarizuara: BB kremat, CC kremat dhe bazat e grimit. Për t’ju ndihmuar të gjeni të duhurën për ju, ne biseduam me 2 profesionist, dermatologen Marina Peredo dhe grimeren Stephanie Flor.  Në vazhdim, mësoni dallimet në mes këtyre produkteve dhe si ti aplikoni ato.

Çfarë është BB kremi?

BB kremi është një konkurent serioz në kategorinë e mbuluesve bazë. Produkti të gjitha në një, kremi për kujdes të lëkurës dhe SPF produkt, pretendon që plotëson të gjitha nevojat tuaja të bukurisë – skuqje, hidratim, krijimi i teksturës natyrale, mbrotje të lëkurës. BB kremi rangon nga mbuluesi pothuajse i padukshëm e deri tek ata me përmbajtje ultra të lartë të SPF.

Image result for garnier bb cream

BB kremërat gjithashtu kanë përfitimin e shtuar për lëkurë të prirur nga plasaritjet – në fund të fundit, kjo është edhe arsyeja se përse njihet si kremi për njolla. “Nëse keni lëkurë të prirë nga aknet, përdorimi i BB kremit që nuk përmbanë yndyrë, është një zgjedhje e mirë për ju,” thot Flor.

Një problem i mundur me BB kremin: shumica e tyre janë në hije të lehtë, medium dhe të errët, pra ju mungon larmia e hijeve. Nëse nuk mund të gjeni hijen e përshtatëshme për tonin e lëkurës suaj, më së miri është të zgjedhni një me përfundim të tejdukshëm.

Çfarë është baza e grimit?

Relativisht, baza është një zgjedhje e zakonshme për grimerët dhe ndjekësit e bukurisë, të cilët dëshirojnë të krijojnë një kavanac të pa të metë dhe mbulim superior të lëkurës. Nëse dëshironi të përdorni një produkt që do të zgjasë tërë ditën dhe do ju jep një lëkurë të pa të metë, baza e grimit është zgjedhja juaj e duhur, thot Flor.

Image result for mac studio fix

Sigurisht që pastaj duhet të zgjedhni hijen e duhur për juve. Për dallim nga BB kremi, nuk është jo e zakonshme që bazat të kenë një spektër të gjërë të nuancave për tonet e lëkurës. Dhe nëse po përdorni një bazë me mbulim të plotë ose të mesëm, definitivisht ju duhet të përshtatni atë me lëkurën tuaj.

Çfarë është CC kremi?

Ashtu si BB kremi, një CC krem ose krem për korigjim të lëkurës, është një produkt “all-in-one” i cili është i krijuar për të ndihmuar skuqjen, njollat dhe enjtjen. Përzin produktet për kujdesin e lëkurës me veti difuzive të lehta për t’ju dhënë një kompleks të lëmuar, por nuk ju jep mbulimin e njejtë sikur BB kremi.

Image result for bourjois cc cream

 

Si të aplikoni BB dhe CC kremin?

BB dhe CC kremi kursejnë kohën tuaj në mëngjes dhe janë të lehtë për tu aplikuar. Pasi që kryen punën e 3 produkteve, ju nuk keni nevojë të brengoseni për shtresim të produkteve. “Çdo gjë që kombinon mbrojtje nga rrezet e diellit, përbërës për kujdesin e lëkurës, antioksidant dhe mbulim të lehtë, është ideale për femrat me jetë të zënë e cila nuk ka kohë për një rezhim më të thellë,” thot Dr. Peredo.

Vetëm merrni një sasi të vogël në duart tuaja për t’a ngrohur dhe aplikojeni në lëkurë të pastër. Për aplikim ju mund të përdorni një brushë apo një sfungjer, por ne ju rekomandojmë të mbani punën të thjeshtë. Vetëm kujdes, nëse keni lëkurë shumë të thatë, ju mund të përfitoni nga aplikimi i hidratuesit nën BB dhe CC kremit për ti dhënë lëkurës një nxitje të shtuar të hidratimit.

Si të aplikoni bazën e grimit?

Meqë shumica e femrave përdorin bazën e grimit për të mbuluar gjëra si: qarqet e errëta nën sy, akne, ton të pabarabart të lëkurës si dhe të meta të tjera, aplikimi duhet të bëhet më preciz. Ju mund të përdorni duar, megjithatë, ju do përfitoni nga ajo më së shumti nëse përdorni sfungjer ose brushë.

Sfungjerës janë më intuitiv se brushat dhe do arrini një përfundim të përsosur, përderisa grimerët betohen në brushë për aftësinë e tyre për të përzier dhe lëmuar produktin në mënyrë të barabartë.

Filloni me aplikimin e disa pikave të bazës në qendër të fytyrës: ballit, hundës, mbi buzë dhe mjekërr, dhe përzini bazën me anë të mjetit të zgjedhur nga ju. Kujdes me linjën e flokve dhe mjekrrën pasi që ju duhet të përzini ato zona më së shumti për një linjë të padukshme dhe të njejtë të bazës.

Truk tjeter: Ju mund të përdorni bazën si një korrektorë me aplikimin e një shtrese të hollë në ato zona ku keni nevojë më shumë, si nën sy, njolla dhe pigmentime.