Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Bashkëpunimi në mes Tyler The Creator dhe Converse për atlete kadifeje!

Bashkëpunimi i Tyler the Creator për një palë atlete të reja është rikthim i modës së viteve 2000-ta. Golf le Fleur, brendi i Tyler u bashkua me Converse për një palë atlete kadifeje që do përshtaten në mënyrë të përsosur me veshjet e juaja të vjetra nga ajo kohë.

Që të 3 stilet – një palë të larta dhe 2 palë të ulëta, janë të bëra me kadife të mbushur me tegel, me simbolin tradicional në formë ylli të ndërruar në lule, të përshtatur përafërsisht me figurën e Golf le Fleur. “Ky është rezultati i një artisti që i bën rregullat e veta,” tha Converse për bashkëpunimin në një konferencë shtypi. “Ridefinim i “atlete verore” përmes një ekzekutimi të stilizuar.” Material kadifeje nuk është edhe aq material veror, por kjo nuk do ju ndalojë në përshtatjen e atyre me një fustan apo një palë pantollona të shkurtër kur temperaturat rriten.

Atletet do jenë në dispozicion për të gjith duke filluar nga 17 Maji në faqen zyrtare të Converse si dhe në dyqane.

Më poshtë mund të shihni këto atlete dhe do të mund të zgjedhni ato të preferuarat nga ju.