Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë

Balluket – stili më i preferuar i modelit të flokëve!

Hey zonja bukuroshe! Kemi një trend të ri të stilimit të flokëve që të gjithë duhet ta përcjellim. Bëhet fjalë për balluket. Kemi vërejtur këtë nëpër pasarela të modës duke përqafuar këtë trend modele të ndryshme. Andaj, në vazhdim po ju sjellim një koleksion të mrekullueshëm të stilimeve të flokëve me balluke.

Nëse keni menduar se balluket iu përshtaten vetëm fytyrave të rrumbullakët, ju jeni shumë gabim! Ka shumë lloje të ballukeve që mund të përshtaten në forma të veçanta dhe ekzistojnë disa përparësi dhe mangësi të të pasurit balluke që ju duhet patjetër t’i dini! Balluket anësore e bëjnë fytyrën tuaj të duket më e hollë, ndërsa balluket e drejta e bëjnë fytyrën tuaj më të shkurtër.

Nëse vendosni të provoni stilin e flokëve ‘Bob’ me balluke, të jeni të bindur se pamja juaj do të ndryshojë tërësisht. Ky stilim është i përkryer për femrat me fytyrë të rrumbullakët, sidomos me prerje më të gjatë. Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket më e madhe, atëherë preni flokët më shumë. Për pamje më dramatike, shtoni disa hije apo nuanca në balluket tuaja.

bob-haircuts-with-bangs-for-2013
short-bob-hair-with-bang-bmodish
Short-Bob-Hairstyles-with-Bangs-for-Round-Faces
AMA2014 pressroom
bangs
26223412_7103
bangs4
Layered-Shoulder-Length-Hairstyles

Edhe balluket anësore janë shumë të pëlqyeshme. Ato duken magjepsëse dhe paraqesin llojin më të lehtë për t’u mirëmbajtur! Ka shumë mënyra për t’i stiluar ato, duke e kapur pjesën e mbetur të flokëve apo duke bërë bishtalec. Edhe balluket mund t’i bëni gërsheta duke mos ju penguar poshtë syve. Çfarë mendoni ju? A do kishit guxuar t’i prenit flokët tuaj?

Të gjithëve na duhet një ndryshim i ri në jetën tonë dhe balluket padyshim janë të përsosur sa për të filluar. Personat e famshëm veçmë kanë filluar të aplikojnë prerjen e flokëve me balluke, andaj zgjedhni edhe ju llojin që ju përshtatet më së miri dhe bëhuni unike në llojin tuaj njëkohësisht!

Medium-Brown-Wavy-Hairstyle
Sexy-Medium-Wavy-Curly-Hairstyles
Medium-Curly-Hairstyle-with-Bangs2
medium_length_wavy_hairstyles_with_bangs___medium_length_hair_mid_length_hair_with_bangs_5-date-night-ideas-hello-fashion~look-main-single
4 Komente

Komento