
Femrat mund të transformojnë lehtësisht pamjen e tyre me balluke, duke i dhënë freski pamjes suaj. Sidoqoftë, jo të gjitha përshtaten me të gjitha format e fytyrës. Që të dini se cilat lloje të ballukeve përshtaten me fytyrën tuaj, lexoni më poshtë.
Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët, mos tentoni të bëni balluke të drejta që e theksojnë fytyrën e plotë dhe të shkurtër. Që të krijoni definim, përcaktohuni për theke anësore pasiqë i japin efekt oval fytyrës suaj, duke e bërë më të hollë dhe duke theksuar mollëzat.
Nëse fytyra juaj është e gjatë, balluket e gjata do të humbin gjatësinë e fytyrës. Fytyra e gjatë ka ballë të lartë andaj kur mbulohet me balluke fytyra shkurtohet dhe krijohet iluzioni i fytyrës së gjerë. Sa më të gjata balluket, aq më mirë.
Për fytyrë katrore është mirë të keni theke anësore që e shkurtojnë dimesionin katror. Kësaj forme të fytyrës është mirë që t`i shtohet gjatësia, prandaj balluket anësore janë të përshtatshme.
Femrat me fytyrë ovale janë më fatlumet pasiqë kjo formë e fytyrës është e gjithanshme. Do të dukeni mirë me balluke të shkurtëra, të gjata apo anësore. Kur keni fytyrë ovale mund të nbani balluke shumë të shkurtëra, gati se në një vijë me vijën e flokëve.
Për fytyrën në formë zemër qëllimi juaj është të baraspeshoni ballin e gjerë me nofullën e hollë. Në vend se të përcaktoheni për theke të plota, theket e shtresuara anësore e tërheqin vëmendjen tek sytë, buzët dhe mesi i fytyrës. Pjesa më e shkurtër duhet të jetë tek vetulla ndërsa ajo më e gjatë duhet të përfundojë mbi mollëz.
Që të mirëmbani balluket, lexoni këto këshilla:
- Për balluke të gjata, thani flokët duke përdorur brushë të madhe dhe të rrumbullakët. Kur flokët të thahen i përshkoni me një pjastër të rrafshët që t`i bëni të drejta. Përdorni sprej për flokë nëse flokët janë të holla dhe të plogështa, apo serum nëse janë të thata.
- Mirëmbani balluket e shkurtëra duke përdorur flokët që të shtyeni flokët drejtë formës së tyre e pastaj i thani në drejtim teposhtë. Për të përfunduar, përdorni xhel për flokë.
- Që të mirëmbani balluket anësore, thani duke fryrë përpara duke përdorur brushë të rrumbullakët, duke ngritur vijën e flokëve për të shtuar vëllim. Përdorni pjastër të rrumbullakët për të lakuar balluket në njërën anë.