Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Balluket të shkurtëra – trendi më i madh i flokëve për vitin 2018

Balluket që prekin vetullat janë trendi i vitit të kaluar, të paktën nëse qilimi i kuq është tregues. Yjet si Ema Uatson, Ema Roberts, Alison Sudol dhe Sofia Butella, të gjitha i kanë shkurtuar balluekt e gjata dhe kanë debutuar me balluke të vogla, të shkurta dhe fëmijërore.

Image may contain: 1 person, closeup

Mikro balluket janë balluke që fillojnë disa centimetra mbi vetullat e juaja. Ky stil është retro shumë polarizues- ose i adhuroni ose i urreni. Është mënyra ideale për të bërë stilin e flokëve modern dhe për të hapur fytyrën tuaj- thotë stilisti Kristofer Naselli.

Image may contain: 1 person, standing and text

Tek Critics Choice Awards, Naselli ka stiluar flokët e aktores Alison Sudol  për një stil të mjegulluar që të baraspeshojë rikthimin e ballukeve. Naselli thotë se përdor mus në rrënjët e flokëve që ti ndihmojë të rrafshohen, gjithashtu edhe i shkurton sikurse pjesët tjera të flokëve. Disa përshkime me hekur për flokë mund të ndihmojnë për flokë të rrafshëta mirëpo mos lejoni që të thahen në ajër pasiqë do bëhen forma të çrregullta. Në fillim merruni me balluket e pastaj me pjesën tjetër të flokëve.

Image may contain: 1 person