Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Arti më i ri i thonjëve- Thonj të Ylbertë

Trendi më i ri i thonjëve është thonj të Ylbertë, trend i cili po merr famë në çdo anë, nga të gjithë duke përfshirë edhe të famshmit si : Kendall Jenner, ku së fundmi ajo u pa me thonj ylber.

Ajo në Instagramin e saj postoi një foto të manikyrit të saj shumëngjyrësh- manikyr i cili përfshinë të kuqen korale, portokalli mango, të kaltrën elektrike, të gjelbërtën neon si dhe të verdhën limon.

Slide 1

Nëse keni 10 shishe të ngjyrave të ndryshme të thonjëve- çfar do lloj të ngjyrave – edhe ju mund të arrini një manikyr të ylbertë.

Merreni parasyshë që njëra dorë të përfshihet me ngjyra të ngrohta si e kuqja, portokalli dhe e verdha si dhe dora tjetër me ngjyra të ftohta si e kaltra, e gjelbërta dhe vjollce.

Zgjedhni thonjë pothuajse të zbrazët dhe vetëm majat e thonjëve të ngjyrosen me ngjyra të ndritshme.

Zgjedhni disa hije të buta të ylberit si dhe shtoni një top coat me xixëllimë.

Kur manikyri i ylbertë takon manikyrin xhelatinë.

View this post on Instagram

Colored french 🌺

A post shared by Diva Salong (@divasalong) on

Bashkoni majat e thonjëve duke i koordinuar gishtin e unazës me gishtin e madh – si kjo e verdha e ndritshme që shihni në foto.