Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Arrini një pamje më të vogël të hundës me anë të 3 truqeve!

Në duart e duhura, grimi ka një aftësi të mahnitshme për të transformuar fytyrën tuaj, një nga arsyet përse të gjithë e duam. Pra nëse keni ndonjë tipar të cilin dëshironi të fshehni apo të mbuloni dhe ndonjë tjetër që dëshironi të theksoni, me anë të teknikave të duhura, çdo gjë është e mundur. Kur është fjala për të zvogluar hundën, e tëra varet në mashtrimin e syrit të sheh diçka tjetër. Juve mund të keni një hundë të madhe dhe të mos e vërejë askush, por për këtë ju duhet të dini metodën e përdorimit të dritës për të ndryshuar realitetin dhe për të kuptuar se si një person ju shikon.Me përdorimin e hijes dhe dritës në avantazhin tuaj, ju mund të krijoni balancimin e përsosur duke tërhequr vëmendje në zona të ndryshme të hundës ose fytyrës. Përveç teknikave të zakonshme të konturit të hundës, ja edhe 3 truqe të tjera për të ndryshuar formën e hundës, si dhe disa gabime që zakonisht i bëni.

Truku i 1: Pamje më të hollë të hundës

Nëse dëshironi të bëni që hunda të ju duket më e hollë, atëher afroni vetullat më shumë tek hunda juaj, do befasoheni se sa shpejtë dhe sa efektive është kjo mënyrë për të krijuar iluzionin e një hunde më të hollë.

brows

Truku i 2: Hollim i një hunde më të rrumbullakët

Nëse e vëreni se maja e hundës suaj është pak më e gjërë ose e rrumbullakët, shmangni theksimin deri në maje të hundës. Në vend të kësaj përdorni një bronzer të lehtë me shkëlqim dhe aplikojeni mbi qendrën e hundës. Kjo do e tërheq vëmendjen në pjesën më të hollë të hundës.

highlighter

Truku i 3: mbulimi i urës

Pas konturimit, shtoni pak bronzer mat në urë – edhe pse do të jetë një hije e lehtë aty, për një moment do të jep iluzionin se hunda është më e drejtë. Pastaj shtoni pak theksues në maje të hundës për të larguar vëmendjen nga ura.

Hapat që duhet dhe s’duhet bërë për një hundë më të vogël:

Shtoni theksime në flokë: theksimet tërheqin vëmendjen nga fytra dhe hunda.

Mos krijoni balluke: ato menjëher do përqëndrojnë vëmendjen tek hunda, pasi që ngushton zonën e fokusit.

Tërhiqni vëmendjen në sy: arrini një pamje më të madhe të syve me anë të një liner-i, hije për sy ose një palë qerpik artificial të bukur.