Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Arrini flokë më të gjata dhe më të trasha me anë të disa hapave të thjesht!

Floku rritet vetëm 6mm çdo muaj. A dëshironi të përshpejtoni procesin? Në vazhdim do të mund të mësoni disa këshilla dhe truqe rreth kësaj çështje.

Të gjithë dëshirojnë flokë më të trashë, më të fortë dhe më të shëndoshë. Nga aplikimi i maskave e deri tek suplementet e flokëve, shumica prej nesh bëjnë pothuajse çdogjë për të arritur flokët e dëshiruar. Ne biseduam me një trikologjist dhe stilist të flokëve për të na treguar se si të arrijmë flokë më të gjatë dhe më të trashë.

Ushqimi i duhur

Sipas Michelle Blaisure, specialiste e produkteve dhe teknike si dhe një trikologjiste e çertifikuar, një dietë e pasur me yndyrëra të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme për flokë të trashë dhe të shëndetshëm. “Përderisa gjenetika përsakton teksturën dhe kaçurrelet e flokut, dieta jonë luan  një rol të rëndësishëm se si shprehen gjenet tona,” thot Blaisure. “Bëhuni gati të merrni një sasi të mirë të proteinave dhe yndyrërave të mira si vaj ulliri dhe Omega 3.” Ajo rekomandon ushqime si salmoni, avokado, arra, perime dhe fruta, në mënyrë që të arrijmë sasinë e nevojshme të lëndëve ushqyese për flokë të fortë dhe të shëndetshëm.

Shampo dhe kondicioneri i duhur

Është e qartë, por llojet e ndryshme të flokut kërkojnë produkte specifike që plotësojnë nevojat e sakta. Stilisti Jenny Balding thot se ata me flokë të hollë duhet të marrin shampo dhe kondicioner që i ofrojnë flokut volum, për të mashtruar me trashësi si dhe për të nxitur shkëlqim. Për ata me flokë kaçurrele, Balding sugjeron produkte që qetësojnë flokun dhe hidratojnë atë.

Mos e teproni me pastrim

Madje edhe e mira që teprohet shkakton dëme. Sipas stilistes Lucy Flora, gabimi numër 1 që klientët bëjnë është pastrimi i tepërt. “Asgjë më mirë nuk shkëlqen se sa vajrat natyrale të flokut.” Ju mund të ndihmoni në shpërndarjen e vajrave natyrale me anë të krehjes së flokut. Vetëm mos kaloni edhe shumë ditë pa i pastruar flokët pasi që ju duhet të largoni produktin e shtresuar për të mirëmbajtur një skalp të shëndetshëm.

Filloni me skalpin tuaj

Skalpi ka një mikrobiomë të baktereve dhe kërpudhave që duhet të qëndrojnë në lëkurë – dhe floku rritet i shëndoshë, spjegon Blaisure. Kur ne nuk pastrojmë flokun mjaftueshëm ose përdorim kimikate të vrazhda në të, shkakton probleme të lëkurës që ndikojnë negativisht në rritjen e flokut. “Lëkura ka funksione imunitare dhe është shtresa e parë kundër helmeve dhe agresorëve mjedisor. Kur skalpi është i rrezikuar, nuk mund të mbrojë veten,” thot ajo. “Mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm të hidratimit dhe vajrave natyrale është e rëndësishme edhe për skalpin jo vetëm për fytyrën tuaj.”

Linda de Zeeuw, stiliste, sugjeron masazhim të skalpit për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe për të shmangur pastrimin e flokut në më shumë se 3 her në jave. Zeeuw gjithashtu paralajmron kundër përdorimit të tepërt të shampos së thatë pasi që mund të shtresohet në skalp dhe të bllokojë folikulin e flokut, duke parandaluar rritjen e qimeve të reja.

Shmanguni mjeteve të nxehta

Ne e dijmë që është e vështirë mospërdorimi i mjeteve të nxehta, por nëse me të vërtetë dëshironi flokë të shëndetshëm, filloni me këtë hap. “Përdorimi sa më i pakët i mjeteve të nxehta do të lehtësojë dëmtimin e flokut,” thot Balding. “Do bëjë një dallim të madh.” Ajo thot se nëse përdorimin e mjeteve të nxehta e keni të patjetërsuar, atëher me doemos ju duhet të përdorni mbrojtës kundër nxehtësisë.

Krehni flokun

Krehja e rregullt e flokut ndikon në trashësin e tijë, thot Blaisure, pasiqë ndihmon në shpërndarjen e vajrve natyrale që ndihmojnë flokun kundër dëmtimeve dhe shkëlqimit. Krehja e përditëshme, gjithashtu do të ndihmojë në zhveshjen e skalpit dhe largimin e qimeve të vdekura, thot Balding.