Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Antioksidantët më të mirë për lëkurë sipas dermatologëve!

Mbase keni dëgjuar qoftë edhe vetëm 1 herë për antioksidantët si dhe për të mirat që ofrojnë ato për lëkurën tuaj, por prap nuk e kuptoni në tërësi se çfarë janë ato dhe cili është funksioni i tyre. Në mënyrë që të spjegojmë këtë, patjetër duhet të përmendim edhe një term tjetër: Radikale të lira. “Radikalet e lira janë molekula që mund të shkaktojnë dëme në komponente të ndryshme në qeliza si: ADN, proteina, barriera të jashtme si dhe në matricë,” thot dermatologia Melissa Kanchanapoomi Levin. Antioksidantët thjesht janë ata të cilët luftojnë radikalet e lira.

Ja se çfarë ndodh në nivel qelizor. Radikalet e lira janë molekula labile dhe shumë reaktive që vjedhin elektrone nga burime të tjera duke dëmtuar qelizat në proces. Antioksidantët dhurojnë elektrone për të neutralizuar radikalet e lira ose të parandalojnë formimin e tyre. Dr. Lecin spjegon se ekziston një ekuilibër i ndjeshëm mes radikaleve të lira dhe antioksidantëve që në mënyrë natyrale formohen në lëkurë. Kur ai ekuilibër prishet – shumë radikale të lira, pak antioksidant, neve përjetojmë diçka që njihet si stres oksidues, i cili luan një rol të rëndësishëm në plakje të parakohshme të lëkurës, hiperpigmentim si dhe sëmundje tjera të lëkurës si: ekzema, akne si dhe kancer të lëkurës.

Kjo është pjesa kur duhet të përdorim antioksidant. Mënyra më efikase për të parandaluar dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira në lëkurë është aplikimi i ndonjë kreme kundër diellit çdo ditë, kremë e cila mbron qelizat nga efektet negative të rrezeve UVA dhe UVB. Por Dr. Levin thot se edhe nëse aplikojmë kremë kundër diellit, prap dielli nuk është i vetmi burim i radikaleve të lira, gjë që nuk duhet të harroni. “Radikalet e lira nuk krijohen vetëm nga rrezet UV por gjithashtu edhe nga rrezatimet infra të kuqe, ndotja e ambientit si dhe të tjera si: pirja e duhanit”, thot ajo. Kjo është arsyeja se përse të gjithë rekomandojnë përdorimin e kremës së diellit dhe serumëve me antioksidant.

Shumica e produkteve tani pretendojnë se ofrojnë fuqi antioksidative, por jo të gjitha janë të krijuara njëlloj, thot Dr. Levin. “Formulimi i një produkti që përmban antioksidant është një sfidë e vërtetë,” thot ajo, duke spjeguar se përbërësit anti-oksidativ duhet të posedojnë një aftësi të lartë anti-oksidative, për të patur një koncentrim të lartë në një produkt dhe të jenë stabil për të mos humbur efikasitetin dhe në fakt të jenë aktiv biologjikisht në lëkurë. “Si një dermatologe, neve shohim shumë formulime me antioksidant që kontrollojmë gjatë studimeve klinike për të kuptuar në qoftë se ka efekt apo jo një formulë.”

Ne pyetëm Dr. Levin dhe disa dermatolog të tjerë të na rekomandojnë antioksidantët më të mirë për të provuar.

Vitamin A

“Shpesh e gjetur si retinol, acid tretinoin dhe retinaldehidë, vitamina A ka disa funksione si: rritjen e qarkullimit të qelizave të shëndetshme, rigjenerimi i strukturës qelizore të lëkurës, zvoglimi i prodhimit të sebumit, si dhe formimin e kolagjenit,” thot dermatologia Stacy Chimento. “Neve shpesh rekomandojmë që pacientët që kanë predispozitë për kancer të lëkurës në fytyrë të përgatisin lëkurën dhe të parandalojnë formimin e kancerit në lëkurë.”

Vitamin C

Shpesh i njohur si acid askorbik në produkte, përbërësi ushqyes zakonisht lidhet me sistemin imunitar është një i përbërës i preferuar i dermatologëve për lëkurën tuaj. “Vitamina C është një antioksidant i fortë që siguron dhe largon radikalet e lira të dëmshme nga lëkura, si ato që prodhohen nga ekspozimi në rrezatim ultraviolet dhe nga ndotja e ambientit,” thot dermatologia Y. Claire Chang. “Të gjitha këto funksione parandalojnë plakjen e parakohshme duke përfshirë: njolla me ngjyrë kafe të hapur, stimulim të kolagjenit si dhe mbrojtje kundër dëmeve nga rrezet UV.” Juve mund të merrni vitamin C duke konsumuar ushqime si: domate dhe citrus.

Vitamin E

Vitamin E ose tokoferol, është vërtetuar në kafshë si dhe në disa testime në njerëz që lufton rrezet e diellit. “Studime shkencore kanë demonstruar që vitamina E mund të reduktojë dëmet nga rrezatimet UV, zvoglim të rrezikut të kancerit të lëkurës si dhe stabilizim të barrierës së lëkurës,” thot Dr. Chang. Përpos vetive anti-oksidative, vitamina E gjithashtu ndihmon lëkurën duke absorbuar rrezet UV, dhe duke e larguar me anë të UVB, arsye përse Dr. Chang rekomandon përdorimin e kësaj vitamine në kombinim me antioksidant të tjerë. Në veçanti, vitamina C është vërtetuar të stabilizojë dhe rigjenerojë vitaminën E, dhe me kombinimin e të dyjave, do arrini një efekt më të mirë kundër rrezeve të diellit UV.

Vitamina B3

E njohur si niacinamide, vitamina B3 është një antioksidant i fuqishëm që gjendet në shumë ushqime që konsumojmë, sidomos mishi. Megjithatë, kur është fjala për lëkurën, studimet tregojnë se aplikimi topikal i këtijë vitamini ka shumë mundësi për përfitime të lëkurës, duke përfshirë përmisimin e hidratimit të lëkurës, reduktimin e linjave të vogla si dhe rrudhave, zvoglimin e njollave ngjyrë kafe, përmisim të skuqjes si dhe elasticitet më të mirë të lëkruës,” thot Dr. Chang.

Polifenolet e çajit të gjelbër

Për ata që përpiqen të luftojnë shenjat e plakjes së parakohshme: çaji i gjelbër mund të ju ndihmojë, thot Dr. Chimento. “Përmbërësit kryesor aktiv të këtijë çaji janë polifenolet e njohura si kateçin të cilët përmbajnë efekte antioksidative duke përfshirë veti anti-inflamatore si dhe anti-karcinogjene si dhe zvoglojnë prishjen e prodhimit të kolagjenit,” spjegon Dr. Chang. Pasi që çaji i gjelbër ndihmon në zvoglimin e skuqjes dhe inflamimit, është ideal për lëkurë të ndjeshme.

Resveratrol

I gjetur në mënyrë natyrale në fruta mali, kikirik, rrush të kuq dhe venë të kuqe, resveratrol posedon veti antioksidative dhe anti-inflamatore. “Studimet shkencore sugjerojnë që resveratroli i aplikuar topikalisht ndihmon kundër dëmeve nga rrezet UVB, pigmentim dhe dehidrim të kolagjenit,” spjegon Dr. Chang. Në fjalë të tjera ai ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe parandalimin e linjave të lehta.

Kurkumi

Ky polifenol antioksidues gjendet në rrënjën e turmerikut (shafran i Indisë), pikant me ngjyrë ari të verdhë që është i famshëm në kuzhinat e Mesdheut. “Kurkuma gjithashtu ndihmon kundër inflamimit, përshpejton shërimin e plagëve, parandalon yndyrën e lëkurës dhe aknet, lufton radikalet e lira si dhe mbron nga rrezatimi, kundër plakjes si dhe kundër mikrobeve,” thot Dr. Chimento. “Kurkumi ndihmon ata që vuajn nga gjendje të ndryshme të lëkurës si psoriaza dhe skleroderma përshkak të veprimeve anti-inflamatore.”