Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ana pozitive dhe negative e heqjes së qimeve me anë të laserit!

A është laseri mënyra e duhur për heqjen e qimeve?

Le të flasim për anën pozitive dhe negative të heqjes së qimeve me anë të laserit. E vërteta është se kur flasim për heqjen e qimeve të trupit – ju keni mundësi për të zgjedhur – dhe ju duhet të merrni parasysh të gjitha para se të vendosni për 1 gjë. Ju mund të rruani të gjitha për një kohë të shpejtë, por qimet rriten shpejtë pas disa ditëve. Kremërat për depilim tretin qimet për disa minuta, por mbajnë erë të keqe. Nëse dëshironi që të largoni qimet për një kohë më të gjatë, mendoni depilimin me dyllë ose me sheqer, të cilat largojnë qimet nga rrënja. Floku nuk rritet për disa javë, por dylli është një proces që shkakton dhimbje dhe djeg shumë kur rritet përsëri.

Ka zgjedhje më afatëgjatë, si elektroliza. Elektroliza përdorë gjilpëra shumë të holla që futen në folikul të qimeve për të dërguar qarkullim të rrymës për të mbytur folikulin e qimes. Nëse jeni duke menduar që kjo dhemb, ju keni të drejtë si dhe ju merr kohë të gjatë.

Dhe tani arritëm tek heqja e qimeve me laser, një mundësi semi-permanente për largimin e qimeve që dëmton folikulin e qimeve për të minimizuar rritjen e qimeve. “Laseri detekton qimen duke u fokusuar në qeliza të pigmenteve që gjenden në folikulin e qimeve,” thot Carlos A. Charles. Pasi që melanina në qime shënjestrohet, laseri djeg folikulin deri në rrënjë. Pas disa seancave, ju mundeni të gjuani briskun e rrojes dhe te anuloni terminet e depilimit. Por para se të vendosni për heqjen e qimeve me anë të laserit, mësoni disa gjëra pozitive dhe negative të këtijë tretmani.

Cilat janë anët pozitive?

  • Përderisa heqja e qimeve me laser nuk largon qimet përgjithmonë, në mënyrë drastike ul rritjen e qimeve – deri në pikën që ju nuk do të keni nevojë të rruheni më.
  • Ju mund ta bëni këtë kudo në trup, dhe makina mund të përfshijë pjesë të gjëra shpejtë. Këmbët, shpina, krahët, pjesa intime, stomaku dhe fytyra… Nuk ka pjesë të caktuar se ku mundeni të merrni një tretman me laser.
  • Kur është fjala për dhimbje, heqja e qimeve me laser është mes rruajtjes së qimeve me brisq(pa dhimbje) dhe depilimit(shumë dhimbje). Teknikët përdorin akullin për të mpirë zonën para dhe pas tretmanit me laser. Gjithashtu, vetëm se shkon e bëhet më pak i dhimbshëm gjat procesit, thot Charles.

Cilat janë anët negative?

  • Është një proces i gjatë. Një seancë e heqjes së qimeve me laser nën sqetulla merr më pak se 1 minutë.Sidoqoftë, duhen disa seanca për të parë rezultate si duhet si dhe duhet të prisni 6 javë në mes tretmaneve.
  • Heqja e qimeve me laser kushton pak më shumë se sa tretmanet e tjera për heqjen e qimeve. Por kur vendosni për atë, mendojeni që po investoni në trupin tuaj në mënyrë që të dukeni bukur gjithmonë.
  • Pasi që kontrasti në mes ngjyrës së lëkurës dhe ngjyrës së pigimentit në folikul është ai që lejon laserin të shënjestrojë atë që duhet, heqja e qimeve me laser ka efekt të mirë në lëkurë me ngjyrë të hapur me qime të errëta, dhe ka efekt të keq në lëkurë të errët. “Në pacient me tone të errëta të lëkurës, pigmenti i pasur i lëkurës lufton me folikulet e qimeve për të kapur vëmendjen e laserit,” thot Charles. Kjo nuk nënkupton që nuk është e mundshme që lëkura e errët të përdor tretmanin e laserit, por duhet të siguroheni që vendi ku po merrni tretmanin të jetë si duhet. Disa laser, si Nd:YAG, janë më të aftë për të dalluar qimen nga lëkura në të gjitha tipet e lëkurës.
  • Nëse tretmani kryhet nga teknik të pa përvojë, heqja e qimeve me laser mund të shkaktojë plagë apo djegie në lëkurë. Fatkeqësisht, procedurat e liçencuara dallojnë nga një gjendje në tjetrën, si dhe ndonjëherë nuk kanë kurfarë kushte. Kujdes nga “qendrat e laserit” dhe sigurohuni që të pyesni teknikun se a është i çertifikuar të kryej procedurën. Madje edhe doktorët të cilët dëshirojnë të kryejn këtë tretman, duhet të marrin trajnime plotësuese. “Tretmanet me laser nuk mësohen në shkollë, për këtë arsye duhet të mbahen trajtime plotësusese,” thot dermatologia Marina Peredo.