Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Amazon njoftoi për lancimin e Belei- markën e tyre të parë për kujdesin e lëkurës!

Shprehitë e një personi në lidhje me Amazonën ju tregojnë shumë për atë person- nga ushqimet e natës, tendencat e tv dhe imtësirat e punëve të shtëpisë. Tani ju do të mund të shtoni rutinën e kujdesit të lëkurës në këtë listë, pasi që gjiganti Amazon ka njoftuar për lancimin e Belei, marka e parë për kujdesin e lëkurës. Veçmë një shtëpi e shumë të produkteve të bukurisë, Amazona po bëhet një destinacion i vërtetë i bukurisë.

Belei (një përzierje e fjalëve “believe-beso” dhe “beauty-bukuri”) ofron 12 produkte të aprovuara nga dermatologët, dhe admiruesit e produkteve të lëkurës do i njohin përbërësit e shumë kërkuar si: retinoli, acidi hialuronik dhe vitamina c në produkte.

Përbërë nga serume, pastrues, maska, hidratues dhe trajtime të tjera, kjo është një gamë mbresëlënëse.

Duke vazhduar me çmimet e ulëta, gjithçka nën £30, do befasoheni kur të shihni paketimin e sofistikuar. Me ngjyrë të kaltërt dhe të gjelbërt të thellë, me një ndjesi klinike, shihet qartë që Amazona e kupton se çfarë dëshirojnë blerësit e saj.

Të gjitha produktet nuk janë testuar në kafshë, pa parabene, pa ftalate, sulfate dhe aroma si dhe paketimi i lartëpërmendur prodhohet nga materiale të recikluara. “Qëllimi ynë është që klientat tanë të harxhojnë sa më pak kohë dhe para duke kërkuar produktet e duhura të lëkurës,” tha Kara Trousdale, shefe e bukurisë për markat privare në Amazon.

“Ne morëm një qasje të thjeshtë dhe të qartë, prodhim i produkteve me përbërës që janë vërtetuar të sjellin rezultate dhe t’i ofrojnë klientëve një vlerë të mirë për kualitetin”.