Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë

Acidi laktik është i dobishëm për lëkurën

Të gjithë e kemi dëgjuar emrin e acidit laktik: është një përbërës që përdoret për lëkurën, ndodhet në qumësht dhe prodhohet edhe nga trupi jonë. Mirëpo, përveç njomjes së lëkurës, çfarë bën tjetër acidi laktik? Ja përgjigjet…

Çfarë është acidi laktik dhe nga vjen?

Acidi laktik i takon familjes e acidit alfa hidroksil. Nga jashtë vjen nga produktet e ndryshme qumështore të fermentuara, si jogurti dhe djathi. Në trupin tuaj ky acid prodhohet si mekanizëm natyral i mbrojtjes për shkak të  lodhjes së muskujve nga vrapimi apo stërvitjet. Acidi laktik dhe mungesa e oksigjenit na bën të lodhur dhe shkakton dhimbje të muskujve, një shenjë se duhet t’i ndaloni stërvitjet dhe të futeni në fazën e rikuperimit.

Cilat janë dobitë e acidit laktik për lëkurën?

Acidi laktik është përbërës i njohur për shumë produkte të bukurisë, pasi që është i dobishëm për lëkurën në disa mënyra. Kur përdoret në sasi të vogla, acidi laktik është çudibërës, si agjent ushqyes i lëkurës, për shkak se është humektant dhe e redukton humbjen transepidermale të ujit, përmes prodhimit të shtuar të yndyrës dhe vajërave në lëkurë. Kjo ndihmon në hidratimin e strukturës qelizore dhe e mban lëkurën të butë.

Në sasi më të mëdha, acidi laktik përdoret si qërues i lëkurës, pasi që butësisht largon qelizat e vdekura të lëkurës pa shkaktuar irritim. Acidi laktik vepron në sipërfaqen e lëkurës duke stimuluar rigjenerim qelizor, redukton pigmentimin dhe e zbardh fytyrën.

Si mund ta shtoni acidin laktik në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës?

Nga qëruesit e deri tek shpëlarësit e fytyrës, acidi laktik ndodhet në shumë produkte të bukurisë. Mënyra më e thjeshtë e shtimit të acidit laktik në rutinën tuaj është të përcaktoheni për produkte që e përmbajnë atë.

Për një maskë të fytyrës, kombinoni dy lugë gjelle me jogurt dhe një me mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta, e pastaj shpërlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë vepron mirë në lëkurën e thatë.

https://www.bebeautiful.in/all-things-skin/everyday/benefits-of-lactic-acid-for-the-skin

 

 

381 Komente

Komento