Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A mundet pastrimi i fytyrës për 60 sekonda të rezultojë në lëkurë të përsosur?

Quhet rregulli 60 sekondësh dhe rrjetet sociale janë të fiksuar pas tij.

Pasi që shumica e femrave kanë probleme me lëkurën e tyre, e gjithë jeta e tyre shkon në kërkim të një zgjidhjeje për lëkurë të shëndoshë dhe të pastër. Këtu e keni rregullin 60 sekondësh për pastrimin e fytyrës, rregull i cili do ju sjell lëkurë engjëllore.

Detajet e rregullit 60 sekondësh

Metoda pastruese vjen nga Nayamka Roberts- Smith e LABeautyologist, një esteticiente që ju tha ndjekësve të saj të pastrojnë fytyrën për 60 sekonda në mënyrë që të ju lejoni përbërësve të pastruesit me të vërtetë të thithen nga lëkura.

“Grimi, papastertitë dhe vaji janë shumë më të vështira për t’u larguar nga lëkura se sa e kuptojnë njerëzimi,” thot Roberts-Smith. “Pra, jo vetëm që dëshironi ti lejoni pastruesit që të mund të thithet nga lëkura por gjithashtu ju bën që ti kushtoni vëmendje lëkurës suaj dhe ajo se çfarë jeni duke bërë – si pëkujtimi i pastrimit të anëve të hundës, nën mjekërr dhe përreth flokëve.”

Dhe gjithsesi, teknika ndoshta duket shumë e kotë dhe bazike- pasi që me të vërtetë është bazike por mesa duket është shumë e mirë. Aq shumë që është pëlqyer nga njerëzit në instagram, rregulli fitoi hashtagun #60secondrule dhe ndjekësit e devotshëm po betohen në të.

Në fakt, një përdorues në Reddit thot se rregulli 60 sekondësh ka transformuar lëkurën e tyre: “Kam përsëritur këtë gjë për 1 muaj dhe po vërej ndryshime të dukshme: ska më akne, teksturë më të butë të lëkurës dhe një shkëlqim shumë të bukur.

Pra e provova

Unë jam një besimtarë i fortë në pastrim të dyfisht ( në fillim përdorimi i një pastruesi me bazë vaji për të larguar grimin dhe pastaj përdorimi i një pastruesi për të larguar të gjitha mbetjet në lëkurë) që nënkupton, sipas Roberts-Smith, un duhet të përdorë secilin pastrues për 60 sekonda.

Fakti që 60 sekonda duken si një përjetësi tregon se: unë nuk po sigurohesha që çdo copë e grimit po pastrohet nga lëkura dhe fytyra ime. Pra për 2 javë, unë kam provuar rregullin 60 sekondësh për çdo nat.

Dhe në fund, unë sinqerisht them se fytyra ime duket më e qetësuar, më pak e skuqur dhe më e ndritur. Jo lëkura ime nuk është transformuar në mënyrë radikale dhe i dashuri im as që e ka vërejtur ndryshimin, por Unë definitivisht kam vërejtur ndryshimin.

Mirë, por a do funksionoj për të gjithë?

“Ndoshta po dhe ndoshta jo,” thot dermatologia Mona Gohara, duke cekur se duhet të keni pritshmëri realistike. “Mund të ju jep lëkurë të butë, përderisa përdorni pastruesin e duhur – gjithashtu edhe më shumë shkëlqim pasi që stimulon qarkullimin.” Por në fjalët që rregulli 60 sekondësh largon aknet? Jo edhe aq. “Ju nuk mund ti largoni hormonet, ose ADN tuaj, ose shkaktarët tjerë që nxisin shfaqjen e akneve,” thot ajo. Më vjen keq të ju dëshproj.

Por, Dr. Gohara thot se nëse zakonisht zgjoheni me mbetje të maskarës nën sytë tuaj, rregulli 60 sekondësh mund ti sjell përfitime lëkurës suaj, duke e pastruar atë. “Mbetjet e grimit mund të shkaktojnë tharje të lëkurës, irritim e madje edhe plasaritje, pasi që mund të shkatërrojë barrierën e lëkurës pas një kohe,”thot ajo. Sidoqoftë, ky është një truk i cili nuk do ju shkaktojë të humbni ndonjë gjë nëse e provoni.