Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A mundet një detoksifikim 3 javor i trupit me lëngje të shkaktojë dëmtim të trurit?

Thuhet se një femër nga Israeli ka pësuar dëmtim të trurit pasi që nuk kishte konsumuar asgjë tjetër përpos ujit dhe lëngjeve për disa javë.

Dihet që një detox me lëngje mund të shkaktojë disa efekte anësore në trupin tuaj- si uria konstante. Një lajm i fundit nga Israeli tregon se si një grua që kishte mbajtur një detoksifikim të trupit me lëngje, kishte pësuar dëmtim të trurit.

Një dietë 3 javëshe e cila nuk përfshinë asgjë tjetër përpos lëngjeve është e mundshme të shkaktojë dëmtim të trurit pasi që lëngjet mund të shkaktojnë Hyponatremia apo intoksifikim i ujit, që nënkupton nivel të ulët të natriumit. “Frutet përmbajnë nivel shumë të ulët të natriumit, madje më pak se perimet” thot Dr. Gaziano.

Ja pse detoksifikimi me lëngje shkakton dëmtim të trurit: kur indet kanë një mosbalancim në munges të elektroliteve dhe tepric të ujit, uji do depërtojë në qeliza duke i shkaktuar ato të enjten, dhe kjo ndodh në tërë trupin, por efektet më të ashpra dhe vdekjeprurëse ndodhin kur qelizat e trurit enjten në një hapsirë të kontrolluar shumë në kafkë. Në rastet më të këqija, hyponatremia shkakton kriza, humbje të vetëdijes, komë dhe infarkt të mundshëm nga tensioni i shkaktuar në enë të gjakut në tru.

Përveç detoksifikimit me lëngje, intoksifikim i ujit mund të ndodh kur atletët pijnë shumë ujë para dhe pas ngjarjeve pa e rimbushur nivelin e elektoliteve. Kjo mund të ndodh gjithashtu tek njerëzit të sëmurë nga veshkët, apo ata të cilët pranojnë medikamente që ndikojnë në veshka. Në të shumtën e rasteve, efektet janë të vogla dhe të shkurta, duke përfshirë kokëdhimbje si dhe humbje të energjisë, por intoksifikim nga uji mund të jetë vdekjeprurës në disa raste. Shembull, në 2007, një grua vdiq pas një gare të pirjes së ujit, ku edhe pse dikush u mundua ta paralajmrojë për efektet e mundshme prap se prap intoksifikimi nga uji shkaktoi vdekjen.