Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A munden produktet për kujdesin e lëkurës të detoksifikojnë fytyrën tuaj?

Disa produkte pretendojnë shumë përfitime, sidomos ato të cilat mendohet të detoksifikojnë trupin. Këto gjëra, zakonisht maska fytyre nga balta ose qymyr druri, zakonisht posedojnë ngjyrë dhe erë të fortë që ju japin ndjenjën e një efikasiteti të vërtetë. Ato vërtet ju japin një lëkurë më të butë dhe më të pastër.

Por çfarë nënkupton vërtet fjala detoks? Çfarë në të vërtetë po bëjnë ato gjëra për lëkurën tuaj? A është e mirë kjo për ju? Ja se çfarë mendimi kanë ekspertët për këto.

Çfarë do të thot fjala “Detox”?

Në terme mjeksore, detoksifikimi nënkupton: largimi i helmeve nga trupi. Në përgjithësi, veshkat e juaja dhe mëlçia e kryejnë këtë punë mjaft mirë, thot dermatologia Melissa Piliang, gjë e cila nënkupton që juve nuk ju duhet të tejkaloni veten për të pastruar apo detoksifikuar tupin.

Dhe është e vërtetë që sasi të vogla të helmeve gjenden në djersë (si urea dhe acid urik). Por largimi i këtyre helmeve nuk është arsyeja kryesore se përse neve djersitemi, kjo është rezultat i shumë proceseve tjera, thot dermatologia Tatyana Petukhova. Pra, juve nuk do mund të detoksifikoni trupin vetëm përmes lëkurës suaj.

“Për pjesën më të madhe, lëkura nuk është një organ sekretues i madh, ashtu siç është mëlçia dhe veshkët,” thot Dr. Petukhova. “Kur njerëzit flasin për idenë e “detoksifikimit të lëkurës”, e tëra në fakt është se çfarë mund t’i bëni sipërfaqës së lëkurës suaj, shembull: papastërtitë, yndyra e tepërt, lëkura e vdekur, molekula oksidative në ambient dhe ndotja, thot Dr. Petukhova.

Këto janë gjëra që formohen ose vendosen në lëkurë dhe prishin balancin e lëkurës, thot Dr. Piliang. Vërtet, në lëkurë ato gjëra shkaktojnë dëme të mëdha shembull: aknet, lëkurë e thatë dhe e vrazhdë. Ato nuk janë gjëra të mira për t’i lënë në lëkurë të fytyrës, por gjithashtu nuk janë lloje të helmeve që do ju helmojnë. Pra, a keni vërtetë nevojë për produkte detoksifikimi për të larguar ato?

A janë vërtetë efektive produktet e detoksifikimit?

A janë vërtetë efektive apo jo këto produkte varet nga ajo se çfarë dëshironi të bëjnë ato dhe se çfarë lloji të produktit jeni duke përdorur.

Kur është fjala për qymyr druri, faktet nuk janë aq bindëse. Në raste të helmimeve ose mbidozës së drogës, mjekët bëjnë që pacienti të gëlltit qymyr druri të aktivizuar për të larguar substancën e dëmshme nga trupi i tyre. Pra mendimi është se aplikimi i tijë në fytyrë ngjashëm do largojë yndyrën dhe papastërtitë e tjera, thot Dr. Piliang. Megjithatë, ende nuk ka studime që tregojnë se sa i mirë është qymyr druri i aplikuar në mënyrë topikale.

Në fakt, faktet që kemi për përdorime topikale janë mjaft të limituara. Disa studime të vogla kanë zbuluar që mund të zvoglojë aromën që lidhet me plagë kronike dhe se mund të jetë i mirë për trajtimin e simptomeve të lidhura me lëkurën të Erythropoietic protoporphyria, një sëmundje trashëguese e metabolizmit.

Thënë kjo, veprimi i thjeshtë i aplikimit të ndonjë gjëje në fytyrë dhe pastaj pastrimi i tijë me siguri do largojë yndyrën dhe papastërtinë nga fytyra dhe madje ndoshta edhe e zhvesh atë paksa, duke ju dhënë një lëkurë më të pastër dhe më të butë. Me një maskë si kjo, ju do të mund t’i shihni poret më mirë dhe do të duket sikur po largoni nga ato një gjë vërtetë të keqe. “Njerëzit vërtetë mendojnë që maska po largon toksinat, por kjo nuk është e vërtetë” thot Dr. Piliang. “Një pastrues i mirë mund të bëj gjënë e njejtë.”

Dr. Petukhova pajtohet: “ju jep një përfitim të përkohshëm, menjëher pasi që ta pastroni, lëkura juaj ndjehet më e pastër dhe më e butë, por kjo nuk është një mrekulli,” thot ajo. “Nuk do të hap të gjitha poret – nuk do të bëjë një ndryshim të madh.”

Në anën tjetër, disa produkte që përmbajnë antioksidant mund të njihen si detoksifikues pasi që ato përmbajnë komponente antioksidative si vitamina C dhe E. Këto në fakt mund të ju ndihmojnë të zvogloni efektet e mjedisit të lidhura me problemet e lëkurës si dëmet nga rrezet e diellit, sidomos vitamina C.

Sipas disa studimeve është vërtetuar që vitamina C zvoglon shenjat e plakjes të cilat shkaktohen nga faktorët mjedisot. Por qoftë apo jo, një produkt specifik i vitaminës C do funksionojë varësisht nga disa faktorë të ndryshëm, duke përfshirë koncentrimin dhe formën e vitaminës C në produkt, dhe se sa jeni të vendosur se do ta përdorni atë në vazhdueshmëri. Një dermatolog mund të ju tregojë udhëzimet e duhura për këto gjëra.

Pra, a duhet të detoksifikoni lëkurën?

Problemi kryesor me produkte detoksifikimi është se edhe nëse ju ndihmojnë në largimin e yndyrës, papastërtitë dhe gjëra të tjera nga fytyra, ekzistojnë edhe produkte të tjera që mund ta bëjnë të njejtën gjë, dhe të cilat me doemos duhet t’i keni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.

Kujtoni që: “Rrezet e diellit janë gjëja më helmuese mjedisore për lëkurën tonë,” thot Dr. Piliang, pasi që ekspozimi në diell mund të shkaktojë probleme kozmetike si: shenja të plakjes por gjithashtu edhe kancer të lëkurës. “Gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj është të përdorni mbrojtës kundër rrezeve të diellit çdo mëngjes.”

Nëse jeni një nga ata që përdor mbrojtës, pastrues dhe hidratues në lëkurë në përditshmëri, atëher juve nuk do keni nevojë për detoksifikim të lëkurës. “Një maskë balte do e thajë lëkurën paksa,” thot Dr. Petukhova. Shembull, nëse keni lëkurë të yndyrshme apo të prirur nga aknet, juve do ju duhet të përdorni një zhveshës kimit ose produkte të specifikuara për akne shembull: acidi salicilik, peroksidi benzoil ose retioidet si zëvendësim i maskave detoksifikuese.

Ata me lëkurë të thatë dhe të ndjeshme mund të përkeqësojnë lëkurën e tyre nga këto lloje të maskave, pasi që ato thajnë lëkurën si dhe përmbajnë aroma irrituese ose përbërës botanik, thot Dr. Piliang. Pra këto produkte duhet të përdoren kohë pas kohe, 1 her në javë ose 1 her në 2 javë si dhe me kujdes të shtuar.

Prap, nëse ju dëshironi maska balte ose qymyr druri dhe mendoni se po arrijnë një efekt të dëshirueshëm, nuk do ju ndalojë askush. Ato thjesht nuk duhet të jenë mënyra kryesore se si do të pastroni fytyrën. Ju mund të përfitoni shumë më shumë nga një rutinë e përditshme e kujdesit të lëkurës se sa një maskë 1 herë në javë.