Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A mund të parandaloni tharjen e flokut?

Vjeshta po arrinë. Ajri po bëhet më i ftohtë, dhe kemi filluar të mendojmë për rrobat e trasha, dhe shumë shpejtë lëkura jonë e butë dhe e lëmuar do fillojë të irritohet dhe të thahet. Fatmirësisht, këtë ju do të mund të parandaloni sipas dermatologes Whitney Bowe e cila sugjeron që ju thjesht të ndërmerni disa masa parandaluse.

Para se shenjat e para të përkeqësimit epidermal  të fillojnë, një mënyrë e lehtë për të mbrojtur veten është investimi në një makinë e cila mbanë lagështinë e ajrit në nivel për në dhomën tuaj të gjumit, thot Bowe. “Me rritjen e lagështisë së ajrit ju do parandaloni tharjen e lëkurës suaj.” Ajo sugjeron që ta përdorni atë çdo natë për rezultate më të mira dhe për lëkurë më të hidratuar.

Pastaj, kontolloni pak rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Përkushtimi në zhveshje të lëkurës 2 her në javë  do ju ofrojë përfitime kur lagështia e ajrit fillon të bie. “Kur lëkura fillon të thahet, qelizat e vdekura të lëkurës fillojnë të shtresohen, duke e bërë të pamundur që hidratimi të depërtojë,” thot Bowe. Ky ritual do e përgatisë sipërfaqen e lëkurës për kremërat më të pasura për vjeshtë.

“Vjeshta është e tëra për shtresim – si në veshje poashtu edhe në produkte të lëkurës,” thot Bowe. Një serum me acid hialuronik ose një formulë e pasur me antioksidant e pasuar me një hidratues të pasur apo vaj pa aromë do ju ndihmojë të ndriçoni dhe të fryeni lëkurën për një kohë më të gjatë. Për të siguruar hidratimin, Bowe rekomandon që të pastroni fytyrën me një ujë micellarë, për të pasuruar lëkurën me hidratim shtesë para se të bini në gjumë. Dhe në mëngjes, mos harroni mbrojtësin nga rrezet e diellit.

Në fund, për shkëlqimin nga brenda, ushqehuni me ushqime si peshq, vaj ulliri dhe avokado, të cilat janë të pasura me omega 3 dhe acide yndyrore për të ju ndihmuar në zëvendësimin e yndyrërave natyrale që i humbni në motin e ftohtë. Shmangni përbërës si karbohidrate të rafinuara ( buka e bardhë, pasta, frute të thata) si dhe ushqime qumështore të cilat vetëm përkeqësojnë inflamacionin duke shkaktuar tharje të lëkurës.