Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A kanë efekt të vërtetë suplementet dhe kremërat e kolagjenit?

Kur flasim për plakjen e lëkurës, në të vërtetë jemi duke biseduar për kolagjenin ose për mungesën e tijë. Lëkura e mirë përmban kolagjen në nivel të duhur, sa më shumë që kemi nga ky protein, aq një lëkurë më të fryer, më të shtrënguar dhe më elastike.

Por përderisa ne plakemi – dhe përdorim duhanin, pije alkoholike dhe ekspozohemi në rreze UV, prodhimi i kolagjenit zvoglohet, dhe ai që veçmë e kemi fillon të harxhohet. Kjo shkakton rrudha, si dhe humbje të plotësisë të lëkurës. Adresimi i këtyre simptomeve nënkupton adresim të humbjes së kolagjenit në një mënyrë apo tjetrën.

Për këtë, ka disa produkte të pasura me kolagjen, të cilat ndahen në 2 grupe: hidratues si dhe suplemente orale.

A munden një hidratues apo suplementet vërtetë ti ndihmojnë lëkurës të prodhojë më shumë kolagjen?

Përgjigja e shkurtër është jo. Ajo e gjata është ndoshta, por me shumë gjasa prap jo. Për të kuptuar përse, ju ndihmon paksa dija per kolagjenin dhe si formohet.

Kolagjeni është proteina kryesore e indeve lidhëse të lëkurës. Shumica e kolagjenit në lëkurë gjendet në dermis, ku edhe prodhohet. Qelizat e lëkurës në dermis sintetizojnë kolagjenin i cili mban dermisin sëbashku, duke i dhënë lëkurës një strukturë.

Sa i përket strukturës së kolagjenit: duket porsi një litar apo gërshet. Amino acidet individuale lidhen për të formuar zinxhir të gjatë, të cilët bashkohen për të formuar fije më të trasha. Ato fije pastaj përdredhen dhe lidhen përreth njëra tjetrës për të formuar helike trefishe. Në fund, ato helike bashkohen duke u renditur mbi njëra tjetrën për të formuar të ashtëquajturat fibrile. Në fjalë të tjera, kolagjeni është shumë kompleks dhe një molekulë e madhe.

Për këtë arsye kremërat nuk mund të përmbushin pretendimet e tyre, ato janë molekula shumë të mëdha për të depërtuar në epidermis e sidomos të mëdha për të depërtuar në dermis ku magjia ndodh. Edhe pse kremërat me kolagjen ndjehen mirë dhe hidratojnë lëkurën, kjo është e tëra që mund të bëjnë.

“Mbase lëkura ndjehet e butë dhe e lëmuar, rrudhat duken më pak prominente, por kjo është një iluzion, kjo ndodh vetëm në sipërfaqe,” thot Suzan Obagi. “Në fakt nuk është një kolagjen ndërtues.”

Pra a duhet ti hudhni produktet me kolagjen?

Kolagjen i shtuar mbase nuk bënë një dallim të madh në lëkurën tuaj por gjithashtu nuk është i dëmshëm. Por nëse dëshironi që vërtetë të minimizoni humbjen e kolagjenit atëherë ka disa mënyra vërtetë efektive si: mbrojtësi nga rrezet e diellit.