Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A ju duhet një stil i lehtë dhe i shpejtë i flokëve? Provoni stilin e flokëve punxh

Ndonjëherë pritoni që të harxhoni orë të tëra në flokët e juaja andaj kur jeni nën presionin e kohës dhe ju duhet ndonjë stil i shpejtë, përcaktohuni për një punxh kreativ. Ja disa ide nga blogerët tanë për mënyrat e ekzekutimit të këtij stili.

Ktheni gërshetat në një mbledhje punxhi që do zgjasë gjatë tërë kohës.

Kush dëshiron që të shkojë për dy punxhe të vogla? Do ju bëjnë të dukeni edhe më e veçantë.

Kjo mbledhje bisht-peshku është një stil i veçantë për mbrëmje gazmore.

Kjo xhufkë sipër kokës është edhe e zakonshme edhe e lezetshme.

Dëshironi një stil klasik të flokëve punxh? Kjo mbështjellje e ulët me gërsheta përreth punxhit është përzgjedhja e duhur.

Thjeshtë, me një punxh të lidhur në mënyrë të çrregulltë.

Nuk mund të gaboni me punxh të balerinave kur dëshironi që flokët e juaja të mos ju pengojnë në fytyrë.

Ky punxh i ulët është një miks i gërshetave të bisht-peshkut dhe ato holandeze, duket thjeshtë por mrekullueshëm.