Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A jeni duke aplikuar serumin në mënyrë të duhur?!

Serumët janë një produkt i bukurisë që përdoren shumë, por prap se prap shumica nga ne bëjmë një aplikim të gabuar të tyre.

Formulat e shënjestruara

Çfarë është serumi: Përderisa zakonisht serumi pretendohet që ka përfitime kundër plakjes, ato dallojnë nga trajtimi në trajtim. Ato përbëhen nga molekula më të vogla në mënyrë që përbërësit kryesor depërtojnë më thellë në lëkurë për të ofruar rezultate më të shpejta. Edhe pse ato janë vetëm 1 pjesë e enigmës së bukurisë, serumët mund të ofrojnë çudira lëkurës, qoftë ofrojnë antioksidant, peptide, vitamina, retinol apo përbërës të tjerë kundër plakjes.

Kombinojeni me hidratues

Pasi që serumët nuk hidratojnë ju duhet të keni kujdes që të aplikoni edhe hidratues pas serumit. “Hidratuesi i dhuron lëkurës një shtresë të hollë i cili vepron si një sigurues, ndërsa serumi lejon që përbërësit kryesor të depërtojnë më thellë në lëkurë.”

Bëni presion të lehtë në fytyrë

Dermatologia Jody Levine rekomandon të aplikoni disa pika serum pasi të pastroni dhe të tonifikoni lëkurën por para se të aplikoni hidratuesin. “Lehtësisht bëni shtypje me majet e gishtërinjve në fytyrë dhe lejoni lëkurën të absorbojë serumin për disa minuta para se të aplikoni hidratues.

Shtresojeni

Kim Zimmerman thot se shpesh vëren se klientët e saja nuk dijnë se si të shtresojnë serumët e tyre në mënyrë të duhur dhe na tregon se duhet të “shtresojmë serumet nga ai me viskozitet të hollë tek ai me viskozitet më të trashë.” Në këtë mënyrë ato mund të depërtojnë më thell në lëkurë dhe të arrini përfitimet sa më të mëdha që është e mundur.

Taktikat e trajtimit të zonave të caktuara

Zimmerman gjithashtu është adhuruese e serumëve që trajtojnë zona të caktuara, varësisht problemeve tuaja të lëkurës. “Jo të gjitha serumet duhet të aplikohen në tërë fytyrën. Shembull: një serum kundër plakjes dhe hidratues duhet të aplikohet vetëm në zonën e poshtme të syve.”

Durimi

Serumët janë produkt të cilëve ju duhet kohë. “Lejoni të qëndrojë në lëkurë rreth 15 minuta para se të aplikoni hidratuesin. Aplikimi i hidratuesit menjëher pas serumit pengon në depërtimin e përbërësve në lëkurë,” thot Mark A.Blair.

Magjia e mikrogjilpërave

Nëse dëshironi rezultate më të mira, Zimmerman rekomandon të përdorni një roller me mikrogjilpëra para se të aplikoni serumin.

Përbërësit

Zimmerman thekson se është e rëndësishme të keni kujdes gjatë zgjedhjes së përbërësve në serume, në mënyrë që të mos e teproni në përbërës si : retinoli, vitamina A ose acide të caktuara. “Varësisht nga rutina juaj e lëkurës, këto përbërës mund ti gjeni edhe në hidratues apo pastrues që përdorni në lëkurë, për këtë arsye duhet të keni pak kujdes, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme.”