Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A është lëkura e trupit e ndryshme nga lëkura e fytyrës?

Duke marrë parasysh ndotjen dhe aknet, tema më e diskutuar është lëkura e trupit tonë. Shpesh herë e lënë pas dore, është një zonë më pak e eksploruar por shumë e dobishme për kujdes. Në vazhdim po ju paraqesim mitet dhe parimet që duhet t’i dini.

Lëkura e trupit është e njejtë sikur lëkura e fytyrës – Gabim!

Lëkura e trupit është më e thatë dhe më pak e yndyrshme se sa fytyra, andaj edhe efektet e produkteve për lëkurë nuk do të jenë edhe aq efektive në fytyrë. Megjithatë, tani ekzistojnë shumë hidratues që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës.

Rutina e trupit duhet të jetë e ngjashme me atë të fytyrës, pasi heqja e qelizave të vdekura të lëkurës nevoitet për t’u përmirësuar me anë të produkteve hidratuese dhe ushqyese që depërtojnë në lëkurë. Dallimi kryesor në rutinën tuaj është se kujdesi ndaj lëkurës së trupit kërkon më pak mirëmbajtje se sa lëkura delikate e fytyrës.

Trupi është i vet-përmbajtur, nuk ka nevojë për ndihmë–Saktë&Gabim

Meqenëse lëkura e trupit, ashtu sikur ajo e fytyrës ushqehet nga brenda, është organi i fundit që merr vitamina dhe minerale. Kështu, mirëmbajtja është çelësi për lëkurë të shëndetshme dhe të butë.

Para një dushi, me një brushë të thatë masazhoni lëkurën për të rritur qarkullimin. Kjo do mbushë shtresën e qelizave me gjak dhe do të ndihmojë në luftimin e celulitit, plakjes dhe lëkurës së dëmtuar. Praktikoni dush me kripëra shëruese për të ulur toksinat, ndërsa njëkohësisht rimbushni mineralet e humbura. Praktikoni edhe një masazh të përditshëm me vaj – është detoksifikuese, qetëson lëkurën dhe përmirëson qarkullimin.

Shmangni diellin me çdo kusht – Gabim

Ekspozimi i kontrolluar ndaj diellit në kohëzgjatje të rregullta, është shumë i nevojshëm për shëndetin e lëkurës. Limitoni ekspozimin në diell për 10-15 minuta pa krem me faktor mbrojtës, për t’i dhënë mundësi lëkurës të prodhojë vitaminën D. Nga ana tjetër, nga kjo arrihen eshtra të shëndetshme, mbroheni nga sëmundjet, rritet niveli i serotoninës në trup.

Trupit i nevoitet akoma mbrojtje nga dielli – E saktë

Pak nga gjithçka ju bën mirë, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton djegie nga dielli, gjë që dëmton ashpër lëkurën tuaj. Përtej kësaj, dëmtimi nga dielli shkakton edhe procesin e plakjes pasi rrezet e diellit depërtojnë thellë nën lëkurë duke shkatërruar qelizat e shëndetshme. Të mos flasim deri te arritja e kancerit të lëkurës.