Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A është aloe vera e mirë për aknet?

Kur aktorja Dru Barimur flet për lëkurën, është mirë të dëgjoni. Mirëpo edhe fansat e Dru ishin skeptikë kur ajo postoi një foto duke vendosur copa të aloe vera në fytyrë që të trajtojë skuqjen e fytyrës.  Dru e ndau me ne reçetën dhe pas aplikimit pa se rezultatet ishin premtuese dhe në vetëm dy ditë iritimi ishte zhdukur.

A mundet aloe vera të trajtojë aknet?

Përgjigja është po, pasiqë aloe vera trajton lëkurën e ndezur në gjendjet si psoriasis, akne dhe ekzemë. Bima aloe vera është e mbushur me përbërës natyral që e bëjnë të shkëlqyer në trajtimin e akneve. Hormonet e kësaj bime, auksin dhe giberelinet, nxisin zhvillimin dhe luajnë rol të veçantë në shërimin e plagëve. Plofenolet dhe antioksiduesit tjerë kanë veti antibakteriale dhe ndihmojnë në luftën kundër baktereve që shkaktojnë akne.

Si të përdorim aloe vera në shtëpi?

Xhelialoe vera mund të përdoret si maskë për fytyrë disa herë në javë si pjesë e regjimit për trajtim të akneve dhe skuqjes si dhe mund të përdoret njëkohësisht me produktet tjera. Sigurohuni që të bëni një test paraprakisht nëse lëkura do të reagojë çuditshëm.

Që aloe vera të zgjasë është mirë të ruhet në frigorifer. Në përgjithësi ju sugjerojmë të përdorni aloe vera të freskët nga bima në vend të xhelit që mund të blihet në barnatore.