Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A duhet të vendosni acide yndyrore në fytyrë?

Nëse keni menduar se është e vështirë të zgjedhni në mes qindra vajrave të fytyrës, prisni derisa të kuptoni acidet yndyrore që i pëbëjnë ato.

Këto acide gjenden në yndyrëra dhe vajra por gjithashtu janë një përbërës kryesorë i stratum corneum, shtresa e jashme mbrojtëse e lëkurës. Pra ideja se shtimi i acideve yndyrore në lëkurën tuaj mund të përmirësojë pamjen dhe funksionin e asaj shtrese ka kuptim.

Në fakt, disa blogerë dhe ndikues betohen se proporcionet e acideve të ndryshme yndyrore në një vaj bëjnë apo prishin efektin e saj – por a është kjo problemi? Dhe a duhet vërtetë të aplikoni acide yndyrore në rutinën e kujdesit të lëkurës?

Çfarë në faktë janë acidet yndyrore?

Acidet yndyrore janë zinxhirë të gjatë të hidrokarboneve me një grupë funksionale të acidit karboksilik në njërën anë. Ato gjenden në formë të triglicerideve, të cilat janë 3 molekula të acideve yndyrore të vendosura mbi njëra tjetrën dhe të kapura në fund të acidit karboksilik.

Trigliceridet përbëjnë pjesën më të madhe të lipideve të ngurta dhe të lëngshme, vetitë kimike dhe fizike të së cilës varen në propocionin dhe tipet e acideve yndyrore që i përmbajnë. Në përgjithësi, sa më i lartë koncentrimi i acideve të ngopura yndyrore, aq më e ngurtë dhe më e trashë yndyra do jetë, sa më i lartë koncentrimi i acideve të pangopura yndyrore, aq më e hollë dhe më e lëngshme.

Acidet yndyrore, sidomos disa acide të pangopura yndyrore, janë kryesore për funksionimin e shëndetshëm të lëkurës. Këto acide thelbësore yndyrore janë ato të cilat trupi nuk mund ti sintetizojë në vete, sidomos acidet e pangopura yndyrore si: omega 3 dhe omega 6. Acidi linolenik është omega 3 më e zakonshme, përderisa acidi linoleik është omega 6 më i zakonshëm. Shumica nga ne këto i marrim nga ushqimi si: peshqit, arra, fara dhe vajra. Por nëse ju nuk furnizoheni me sasi të mjaftueshme, atëherë lëkura juaj nuk mundet të kryej funksionin e duhur të saj.

Në fakt, mungesa e këtyre acideve shkakton probleme të ndryshme të lëkurës si: thatësi, leskërim, skuqje, irritim si dhe shërim i dobët i plagëve.

Funksionimi i duhur i lëkurës varet nga këto acide

Me siguri që keni ndëgjuar për stratum corneum, shtresa më e jashtme e lëkurës, e përshkruar si muri i lëkurës. Qelizat e lëkurës veprojnë si tulla, si dhe llaçi është një përzierje e sebumit, ceramideve dhe acideve yndyrore.

Këtu, acidet yndyrore në lëkurën tuaj kryejn 3 gjëra të rëndësishme: “Ato zvoglojnë humbjen e hidratimit, janë antimikrobiale, si dhe anti-inflamatore,” thot dermatologia Olga Bunimovich. Nëse njëra nga këto funksione komprometohet, ajo gjithashtu ndodh edhe me barrierën e lëkurës. Acidet thelbësore yndyrore krijojnë një barrierë antibakteriale, rezistente ndaj ujit, mënyrë në të cilën lëkura mbronë veten nga infeksionet,” thot Shilpi Khetarpal.

Një barrierë e shëndetshme është e rëndësishme për një lëkurë të lëmuar dhe të hidratuar, dhe ka disa studime që tregojnë se aplikimmi i vajrave bimore që përmbajnë sasi të lartë të acideve yndyrore si: vaji nga farat e lulediellit – mund të ndihmojnë në riparimin e barrierës në pacient me mungesë të këtyre yndyrërave.

A ka nevojë lëkura për më shumë acide yndyrore?

Në mënyrë që të mirëmbani gjendjen e stratum corneum, ka disa dëshmi që acidet thelbësore yndyrore mund të zvoglojnë ndjeshmërinë e lëkurës në rreze të diellit.

Pra a duhet të shtoni omega 3 dhe omega 6 në rutinën tuaj të lëkurës?

Meqë neve e dijmë që acidet thelbësore yndyrore depërtojnë në lëkurë nën rrethana të caktuara, është tunduese të nxjerrim në përfundim se kjo është edhe për acidet yndyrore të tjera që i vendosim në fytyrë.

E vërteta është se shumica e vajrave dhe yndyrërave nuk janë testuar për depërtim në lëkurë, dhe vetitë e tyre kimike aq shumë ndryshojnë sa që nuk është e mundur të parashikojmë se si ato ndikojnë në lëkurë. Plus lëkura veçmë prodhon të gjitha acidet yndyrore jo thelbësore të nevojshme, gjë që nënkupton se nuk duhet të mendoni se disa pika vaji fytyre do të bëjnë ndonjë çudi.

Përfundimi? Nëse nuk keni mungesë të acideve thelbësore yndyrore, neve nuk e dijmë se a do të ndikojnë ato në lëkurën tuaj. Por nëse juve keni mungesë të atyre, atëherë aplikimi i tyre në lëkurë do i përmirësoje disa simptome të lëkurës.