Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A duhet të përdorni aceton për heqjen e llakut?

Moti me temperatura verore na jep dëshirën që të marrim një manikyr dhe pedikyr të ri. Por sidoqoftë, kur është fjala për heqjen e llakut, procesi paksa ndërlikohet. Ekzistojnë shumë lloje të heqësve të llakut, shikoni disa mundësi dhe zgjedhni më të mirën për ju.

Si funksionojnë heqësit e llakut?

Fillimisht, ka 2 lloje të ndryshme të heqësve të llakut: aceton dhe pa aceton. Shumica e brendeve kanë të 2 llojet – gjë që tregohet në ballë të produktit. Të dyja llojet përmbajnë një tretës (sikur aceton) që funksionon në tretjen e shtresës së fortë që mbetet në thonj nga përbërësit e llakut. Llaqet përmbajnë përbërës si : rezina, plasticier, formues të shtresave dhe pigmente të ngjyrës. Të gjithë këto përbërës funksionojnë për t’ju ofruar një shtresë të barabartë që thahet shpejtë dhe në mënyrë të barabartë. Problemi është se përbërësit është vështirë të pastrohen.

Heqësit e llakut me aceton

Acetoni është një tretës i fuqishëm dhe funksionon në mënyrë efektive në heqjen e llakut. Por gjithashtu është i vrazhdë pasi që largon edhe vajrat natyrale nga lëkura juaj. Në fakt, ndonjëher lëkura juaj do të duket e bardhë pasi që keni përdorur shumë aceton. Kjo nënkupton që ju keni tharë lëkurën tuaj.

Pro: mënyra më efektive për heqjen e llakut.

Con: I ashpër dhe shkakton thatësi të thoit, kutikulave dhe lëkurës. Femrat me thonj të thatë dhe të brishtë duhet të shmangin këtë.

I mirë për: Heqjen e rrallë të llakut, femrat që përdorin ngjyra të errëta të llakut, largimin e manikyrit shellak.

Heqësit e llakut pa aceton

Heqësit pa aceton përdorin tretës më pak agresiv si: acetat etil, alkohol isopropil dhe karbonat propilen. Madje edhe heqësit që ju shkruan “natural” ose “organic” prap përdorin tretës, ata vetëm që nuk përdorin aceton. Ata gjithashtu shtojnë agjent hidratues si glicerina, pantenoli dhe sojë për të minimizuar efektin e tharjes. Sidoqoftë, këto formulime nuk tresin lehtë llakun, për atë duhet të mundoheni pak më shumë.

Pro: Më i butë se acetoni, nuk thanë lëkurën aq sa e thanë acetoni.

Con: nuk funksionon si acetoni, ju duhet të mundoheni më shumë për heqjen e llakut.

I mirë për: heqjen e shpeshtë të llakut, ngjyra të lehta të llakut dhe për femra me lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.

Përfundim:

Acetoni është mënyra më efektive për heqjen e llakut. Fatkeqësisht, është i ashpër dhe mund të thajë lëkurën dhe thonjtë. Përderisa tretësit e tjerë kanë efektin e tyre, prap se prap nuk e arrijnë efektin e një acetoni. Kjo nënkupton që juve do ju duhet më shumë kohë për heqjen e një llaku nga thonjtë tuaj. Qoftë zgjedhni një heqës me aceton apo pa aceton, sigurohuni që hidratoni duart dhe thonjtë pas heqjes së llakut që të kundërshtoni efektet e tharjes së tretësit.