Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A duhet të bëni një tretman me keratinë?

5 faktet e mira dhe të këqija për të cilët ju duhet të lexoni.

Nëse ndonjëher keni pasur flokë të çrregullta, mbase stilisti juaj ju ka sugjeruar të provoni një tretman me keratinë – një mënyrë për të arritur flokë të lëmuar dhe me shkëlqim në një termin.

Por si shumë tretmane të bukurisë me kimikate, tretmanet me keratinë nuk janë të krijuara të barabarta, nuk janë të krijuara për të gjitha tipet e flokëve ose teksturës. Për atë, në mënyrë që ju të kuptoni në të vërtetë se çfarë është tretmani me keratinë, ju sugjerojmë të lexoni shkrimet në vazhdim.

Kuptoni se çfarë kërkoni

Nëse terminologjia po ju huton, nuk jeni të vetëm. “Njerëzit përdorin emra të ndryshëm për tretmane të ndryshme, gjë që është e gabueshme,” thot Meri Kate O’Connor stiliste e flokëve në New York. “Ose e aplikoni tretmanin tradicional me keratinë të quajtur fenirim Brazilian, i cili do drejtojë teksturën e flokut tuaj,” thot ajo, “ose do merrni tretmane për zbutjen-lëmimin e flokut, si Goldwell Kerasilk dhe Cezanne të cilat ndihmojnë në lëmimin e shkëlqimin e flokut pa prishur teksturën e tij.”

View this post on Instagram

Smooth and shiny!! 🌟 What a difference Keratin can make!! It even changed the way the color looks!! 🙌 "The Best" @gkhair Keratin by @gigi_privesalon_orlando Color by @christielee311 😍 Check out our story for more behind the scenes and let us know what you think in the comments below! ➡️ ••• #keratin #keratintreatment #orlandohairsalon #orlandosalon #orlandohairstylist #orlandostylist #orlandoblogger #orlandoflorida #orlando #orlandofl #beforeandafter #hairtransformation #colorspecialist #licensedtocreate #americansalon #thisweekoninstagram #fashionblogger #hairoftheweek #hairoftheday #hairporn #behindthechair #hairfeed #smoothhair #hairdressermagic #balayagehighlights #gkhair #lorealpro #straighthairstyles

A post shared by Orlando's Best Hair Salon (@privesalon_orlando) on

Kuptoni se çfarë do merrni

Po, të gjitha tretmanet e drejtimit të flokëve përfshijnë përdorimin e proteinës – keratinë, por keratina në të vërtetë nuk është heroi i këtyre tretmaneve – ato janë përbërësit e tjerë.

“Një tretman tradicional me keratinë ka për qellim drejtimin e flokut dhe zakonisht përfshinë një solucion që liron formaldehid,” thot O’Connor, duke cekur se stilisti juaj do ngjyrosë flokun me solucionin për 20 minuta – “në fakt, shtreson kutikulën e flokut si një mburojë” para se të thajë atë me tharëse dhe të drejtojë atë me pjastër. “I gjith procesi , kur kryhet në mënyrë të duhur, do drejtojë teksturën e flokut dhe do eliminojë elektrizimin apo flokët e dredhura për deri në 3 muaj,” shton ajo.

“Tretmanet e lëmimit të flokut janë pa formaldehide dhe thellësisht depërtojnë në lëvoren e flokut, dhe jo thjesht të qëndrojnë jasht kutikulës së flokut, për të lëmuar flokun tuaj,” spjegon ajo.

Të jeni të gatshëm për disa kimikate të diskutueshme

Na vjen keq por sisteme organike dhe natyrale të drejtimit të flokëve nuk ekzistojnë. Nëse dëshironi flokë të lëmuara dhe të drejtuara, duhet të pranoni që floku juaj do mbushet me disa kimikate që ndoshta nuk janë të aprovuara nga FDA. Dhe nëse dëshironi që floku juaj i dredhuar të drejtohet me pjastër, do ju duhet pak formaldehidë – e cila, po, ka një famë të keqe.

“Sipas EPA, formaldehidi është një karcinogjen i cili mund të shkaktojë probleme respiratore nëse ekspozimi i tijë është i shpeshtë,” thot Brenda Kamt, specialiste e keratinës në Los Angeles. Edhe nëse zgjedhni opsione pa formaldehidë, prap se prap ka shansa që kimikate do jenë prezente në tretmane të drejtimit të flokut.

“Në fakt, formaldehida nuk është një përbërës i vetëm, është një gaz i cili lëshohet nga kimikate të tjera të ekspozuara në nxehtësi,” spjegon Kamt. “Pra teknikisht, një produkt mund të thot që nuk ka formaldehide por prap se prap të përmbajë përbërës që krijojnë gazin.”

Mos lejoni që kjo të ju demoralizojë, pasi që “ju do merrni tretmanin vetëm 3 herë në vit – dhe definitivisht unë nuk ua rekomandoj më shumë se 4 – rreziku është minimal,” thot ajo. “Sigurohuni që do merrni tretmanin në hapsirë të ventiluar mirë ose saloni ka dritaret e hapura ose në një hapsirë të hapur në tërësi.”

Duhet të pranoni disa sakrifica

Na vjen keq por varësisht nga tretmani që do merrni, ato posedojnë edhe anën e tyre të keqe. “Nëse pranoni tretmanin tradicional me keratinë, ju nuk do mund të prekni flokun tuaj për 3 ditët e ardhëshme,” thot O’Connor.

Nëse floku juaj është i ngjyrosur, rrezikoni në zbehje të ngjyrës pas tretmanit, të dy ekspertët betohen që nuk është e zakonshme. “Edhe pse varet nga linja e keratinës që përdorni, ju mund të përjetoni pak ndriçim – më pak se 1 hije – shkëlqimi, toneri ose ndonjë ngjyrë demi apo semi-permanent,” thot Kamt. “Kjo është e shkaktuar nga përdorimi i shampos pastruese përpara procesit të keratinës, i cili përdoret për largimin e mbetjeve në flokë, por gjithashtu mund të largojë edhe pak ngjyrë.”

Pranoni rezultatet që mund të ndryshojnë

Pasi që jeta nuk është e drejtë etj, nuk ka asnjë mënyrë që garanton rezultatet e tretmanit të keratinës në flokun tuaj, pavarësisht se cilën do e provoni ju. “Në teori, një tretman tradicional me keratinë duhet të drejtojë edhe dredhat më të vogla, por kam parë femra që prap se prap përfundojnë me valë të lehta të cilat ende kanë nevojë për drejtim,” thot O’Connor. “Kam njohur femra dredhat e të cilave nuk kanë pasur efekt nga tretmani por ka disa që dredhat e të cilave janë bërë në valë të buta.”

E gjitha varet, thot Kamt, në fuqinë e tretmanit, si aplikohet, sa ishte temperatura e pjastrës, sa poroze është floku juaj dhe shumë faktorë tjerë që nuk mund ti kontrolloni. Por mos lejoni që ajo të ju dëshprojë, bëni kërkime në internet, lexoni komente, bisedoni haptazi me stilistin për atë se çfarë dëshironi dhe çfarë jo, dhe mos u stresoni shumë,” thot O’Connor. “Në fund të fundit, do shpërlahet pas disa muajve, gjithsesi.”