Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A do jetë ngjyra ultra vjollcë trendi i ardhshëm i madh i vitit 2018?

Fillimi i vitit është një nga kohërat më të mira që të ndryshoni stilin e flokëve. Sapo kemi hyrë në muajin e dytë të vitit të ri dhe jemi dëshmitarë të numrit të madh të trendeve të reja të ngjyrave të flokëve. Nëse dëshironi diçka më të guximshme, e kemi një sugjerim ideal për ju. Ne mendojmë se Ultra Vjollca do të jetë hiti i madh i flokëve në këtë vit!

Ultra Vjollce është e guximshme, e mprehtë dhe definitivisht do të lërë nam këtë vit. Ky trend i flokëve është ndryshe nga flokët me ngjyrë livandoje që ishin trend në 2017 si pjesë e flokëve “ylber” dhe “njëbrirësh”. Ultra Vjollca është më e thellë, më e errët dhe vjollcë më e pasur me theksime të të kaltrës dhe të kuqes.

Image may contain: 1 person

Jeni lodhur nga roza mileniale? Mirë, pasiqë Ultra Vjollca le përshtypjen se do të qëndrojë gjatë me ne, posaqërisht pasiqë Pantone e ka deklaruar si ngjyra e vitit. “ Një ngjyrë dramatikisht provokuese dhe e kujdesshme, që komunikon origjinalitet, zgjuarsi dhe mendim vizionar për të ardhmen. Komplekse dhe ëndërrimtare, Ultra Vjollca sugjeron misteret e kozmosit, intrigat që fshihen përtej dhe zbulon përtej asaj që jemi tani” kështu e ka prezantuar Instituti Pantone këtë ngjyrë.

Image may contain: one or more people

Ultra Vjollca u ofron stilistëve inspirim të pashterrshëm dhe nuk ka dyshime që kjo nuancë  mistike e vjollcës është një ngjyrë që duhet përqafuar. Kjo ngjyrë vjen si shpëtim nga shpërthimi i gjelbrimit të 2017, që i inkurajon stilistët të shtyejnë kufinjtë e kreativitetit dhe të krijojnë diçka të mahnitshme.

Edhe yjet janë lidhur për këtë ngjyrë. Artistja muzikore Xhastin Skaj ka bërë këtë ngjyrë si nënshkrim identifikues i saj për një kohë madje edhe albumin e saj e ka emëruar “ULTRAVIOLET”.  “Ngjyra ime e flokëve është super e rëndësishme për pamjen time pasiqë ndihmon në definimin tim. Është karakteristikë e imja që më bën të ndjehem komod dhe ndryshe nga të tjerët” thotë ajo.

Image may contain: 1 person, closeup

Mos të harrojmë edhe ikonat David Bowie, Princ dhe Jimmy Hendrix të cilët kanë shkëlqyer me këtë ngjyrë. Me një fjalë, me këtë ngjyrë nuk gaboheni!