Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

9 trende të ngjyrave të flokëve që duhet t’i dini për këtë vjeshtë!

Është koha të caktoni terminin tuaj të ardhshëm për ngjyrosjen e flokëve për stinën e vjeshtës.

Pa e menduar fare, vjen koha që do të duhet ti ndërrojmë veshjet e plazhit me xhupe, sandalet me çizme si dhe theksimet verore të flokëve me hije më të errëta të ngjyrave.

Për të ju ndihmuar në lidhje me ngjyrat e flokëve, ne pyetëm tekniken e ngjyrosjes Stephanie Brown për trendet më të mira për stinën e vjeshtës.

Ombre kanellë

Këtë ngjyrë po e mban njeriu më i bukur në botë, që nënkupton se edhe ju do të duhet të provoni këtë pamje brunete. Brown rekomandon që brunet e mesme të shtojnë pak ombre kanellë. “Nuk duhet të bëni shumë pjesë të flokëve me ombre kanellë pasi që mund të marrin një pamje bakri dhe nuk do të duket bukur,” thot Brown. “Shton dimenzion që flokët të duken më të plotë dhe më me shkëlqim.”

Bjonde këpurdhë

“Një kohë të gjatë do të shohim bjonde këpurdhë apo brune,” spjegon Brown. “Përderisa “bronde” gjithnjë ka patur tone ari, bjonde këpurdhë është më neutrale me disa theksime të hapura ombre.”

E zezë ari

“Për brunet më të errëta, thuajse të zeza, merrni një ndërton ari për flokun tuaj,” thot Brown. Ai gjithashtu thot të keni kujdes që tekniku të ketë kujdes të mos shtojë ngjyrë të kuqe në flokë.

E kuqe gjaku- portokalli

E kuqja gjithnjë përjeton momentin e sajë në stinën e vjeshtës dhe kjo vjeshtë nuk do të jetë një përjashtim. Brown rekomandon ngjyra bakri ose portokalli e thellë ose e hapur.

The Megan Rapinoe

“Kjo ngjyrë është gjithnjë e popullarizuar.” Brown sugjeron një të kaltër të zbehtë ose roze për vjeshtë.

Maja ari

Bjondet me maje ari do jenë një trend i vërtetë. “Ka një kohë që po shoh se bjondet po zgjedhin këtë trend, gjë shumë e rrallë, pasi që shumica e bjondeve parapëlqejnë një pamje të tërë bjonde, dhe po më pëlqen kjo,” thot Brown. “E lehtë për t’u mirëmbajtur por prap se prap pamje e ndriçuar.” Gjithashtu, ngjyrosja e flokëve me këto tone ari është një mënyrë e mirë e kalimit nga stina e verës në atë të vjeshtës.

Gështenjë pikante

Përse të prishni një gjë të bukur? Kafe në të kuqe pikante si gështenja dhe kanella janë trende të cilat përsëriten vazhdimisht. “Ato shtojnë ngrohtësi dhe duken bukur në çdo lloj të tonit të lëkurës,” thot Brown.

Mjaltë

Ngjyra mjaltë është një zgjedhje e mirë për bjondet dhe brunet. “Po vërej shumë stile të mjaltës dhe po mendoj që për stinën e vjeshtës kjo ngjyrë do të merr një ton më të errët dhe më dinamike,” thot Brown.

Bjonde Nirvana

Kemi parë shumë pamje platinum këtë verë dhe Brown nuk mendon se kjo do të përfundojë as në stinën e vjeshtës, vetëm që ai mendon se toni do jetë më i errët dhe më i butë.